Braktisin arsimin e detyruar 200 nxënës
27/01/2009 Shifrat për vitin 2008, pritet rritje këtë vit. Asnjë penalitet ligjor për prindërit
DURRES- Asnjë prind i fëmijëve, të cilët kanë braktisur shkollën nuk është vënë nën presion të ligjshëm për të detyruar nxënësit e arsimit të detyruar shkollor të përfundojnë studimet. Drejtues të arsimit e kanë bërë publik numrin e nxënësve që kanë braktisur shkollën, por nga ana tjetër ata kanë theksuar se asnjë drejtori shkolle nuk ka penalizuar prindërit për të ushtruar presion tek ata me qëllim që fëmijët të rikthehen në bankat e shkollës.
Braktisja
Në statistikat që ka ofruar Drejtoria Arsimore në Durrës thuhet se janë 200 nxënës, të cilët kanë braktisur shkollën në vitin 2008, numër i cili rrezikon të rritet këtë vit. Ndryshimet që pësoi sistemi arsimor parauniversitar duke e shtyrë me një klasë arsimin e detyruar, nga 8-vjeçar në 9-vjeçar, ka të gjithë mundësitë që të shtojë kontingjentin e kësaj kategorie. Në statistika thuhet se pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve e kanë përfunduar arsimin fillor, pra dinë të shkruajnë, të lexojnë dhe të kryejnë veprime të thjeshta aritmetike. Edhe pse ka qarkulluar në çdo komunë, bashki e shkollë ligji për detyrimin arsimor si dhe dekreti që penalizonte me gjobë prindërit e fëmijëve, të cilët nuk kanë përfunduar arsimin e detyruar, nuk ka gjetur zbatim. Në numrin e mësipërm të fëmijëve që kanë kundërshtuar të kthehen në bankat e shkollës janë kryesisht fëmijë të familjeve me probleme ekonomike e sociale. Emigracioni i prindërve duke lënë me kujdestari të zbehtë fëmijët, nxënës të familjeve rome, të tjerë me probleme të theksuara ekonomike etj, janë ata që kanë mbushur listat e 200 nxënësve që ende vijojnë të jenë në listën e detyrimit shkollor. Tendenca e braktisjes së shkollës është vërejtur tek familjet në Spitallë, Porto Romano, Shkozet, Katund i Ri, Rrushkull, Hamalle, Manëz, Rad, Ishëm etj. Në një pjesë të këtyre zonave braktisjet nga shkolla janë në numër shumë të vogël, kurse në të tjera mësuesve dhe drejtuesve të shkollës u është dashur shumë kohë për të bindur prindër e fëmijë të rikthehen në klasë. Për të zbutur këtë fenomen që çdo ditë e më shumë bëhet më i mprehtë në Durrës për shkak edhe të popullsisë heterogjene, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vënë në zbatim projektin “Shansi i Dytë”. Janë 5 mësues në Durrës që shëtitin në disa shkolla për të dhënë mësim me orare të reduktuar për këta fëmijë, të cilët tashmë kanë kaluar moshën e fëmijëve të klasës ku ata detyrohen të regjistrohen.