LSI-ja gati ankimin për ligjin e lustracionit
27/01/2009 Nisma në Gjykatën Kushtetuese
Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë gati kërkesën përmes së cilës do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”. Ligji u miratua në fund të muajit dhjetor 2008 nga Kuvendi i Shqipërisë dhe pasi u botua në Fletoren zyrtare më 15 janar pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji, kohë kur edhe kërkesa do të depozitohet nga LSI-ja në Kushtetuese. Duke iu referuar debateve të fundit në skenën politike shqiptare nëse ka konflikt interesi Gjykata Kushtetuese për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e këtij ligji, meqenëse anëtarët e saj janë objekt verifikimi, LSI-ja e ka argumentuar kërkesën e saj me të drejtën që i njihet nga Kushtetuta për të ankimuar një ligj të miratuar nga Kuvendi. Ankimimi i këtij ligji është paralajmëruar edhe nga Partia Socialiste, e cila gjithashtu, sipas deklarimeve të zyrtarëve të saj, do presë hyrjen në fuqi të këtij ligji për ta ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Opozita shqiptare nuk mori pjesë në votimin e ligjit të dosjeve gjatë seancës parlamentare, duke deklaruar se ligji është antikushtetues, duke bërë që ky ligj të merrte vetëm votat e deputetëve të mazhorancës. Me hyrjen në fuqi të ligjit të lustracionit debati i radhës mes mazhorancës dhe institucioneve shqiptare do të jetë pikërisht nëse anëtarët e saj kanë të drejtën e marrjes në shqyrtim të këtij ligji ose jo, kur pjesë e tij janë vetë ata. Nga ana tjetër, Kuvendi do të nisë procedurat për ngritjen dhe funksionimin e Autoritetit të Verifikimit të Figurës, organ i cili do të zbatojë këtë ligj. Në përbërje të këtij komisioni do të jenë 5 anëtarë, nga të cilët 2 do t’i propozojë mazhoranca, 2 opozita dhe kryetari i Autoritetit do të zgjidhet me konsensus. Në rast të mungesës së konsensusit nga opozita, 2 anëtarët e saj do të përzgjidhen mes kandidaturave që do të paraqesin në Kuvend organizatat jofitimprurëse apo shoqëri të ndryshme civile.