E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalohet marrëveshja për kufirin detar me Greqinë

Komisioni i Ligjeve miratoi dje në tërësi marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shefit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Në sallën e komisionit kanë qenë prezent vetëm deputetët e mazhorancës, të cilët pasi kanë dëgjuar shpjegimin e marrëveshjes nga specialistët e Ministrisë së Jashtme nuk kanë pasur ndonjë kundërshtim për miratimin e saj. Sipas specialistëve të Ministrisë së Jashtme, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje finalizon procesin e përcaktimit të kufirit detar të hapësirës detare në të cilat dy vendet ushtrojnë apo do të ushtrojnë sovranitetin të drejtat sovrane apo juridiksionin e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Neni 1 i marrëveshjes parashikon se kufiri detar ndërmjet dy vendeve tona përcakton në bazë të parimit të vijës mediane. Në bazë të marrëveshjes vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, koordinatat e të cilës janë të baraslarguara nga pikat me të afërta të vijës bazë nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale. Në marrëveshje parashikohet që shteti bregdetar ushtron mbi detin territorial dhe shefin kontinental të drejta sovrane për shfrytëzimin dhe eksplorimin e burimeve të tij natyrore.
E.Gj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›