Kalojnë shpejt, vetëm 800 vjet janë (Në vend të fejtonit)
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Kam parë këto ditë se si është rikthyer në qendër të vëmendjes çështja e pronave. Vertikalisht dhe horizontalisht. Nga ata që kanë pronë, (në letër sigurisht). Nga mediaxhinj që duan të bëjnë skupe. Madje duke bërë të burgosur, nëpër strishat e titrave edhe njerëz të tillë si Hysen Gashi, kryetari i nderuar në detyrë i komunës Rushbull. Kam parë kryeministrin, që kur e pyesin për pronat thotë se Edi duhet të kërkojë falje në Tropojë për një qeveri që nuk ekziston më. Kam parë, oh sa kam parë këto 18 vjet në lidhje me demagogjinë më të madhe të shekullit siç është kthimi i pronave. I kam thënë shokut tim të ngushtë Mershit Vorpsi, anëtar i kryesisë së Shoqatës së Kthimit të Pronave se: Ju do të bëheni juristë të përsosur të çështjeve pronësore por tokat do ti merrni kur Saliu të shikojë veshin pa pasqyrë. Shiti qesh. Edhe unë qesh, se nuk qaj dot. Më duket se edhe populli do qesh, edhe ai nuk qan dot. Pa numëroni njëherë ligjet që kanë dalë për tokën nga 92- shi deri në 2009. Dhe jo vetëm 7501 dhe 9235 por edhe të tjerë. Pa folur për qindra amendamente. Po ta quajmë këtë tërësi ligjesh dhe amendamentesh një kostum, (nuk e di çfarë ngjyre mund te ketë), as qeni nuk do të kishte ku ta kafshonte për nga arnimet e pafundme. Se janë pronarë të ligjshëm, në fillim. Pastaj në të njëjtën tokë janë ata të 7501. Pastaj po aty janë ata që do legalizohen. Shkurt i bie të ketë tre Shqipëri.
Unë propozoj që meqë kryeministri është marrë me punë kërkimore, ta klonojë tokën. Thënë ndryshe, në sipërfaqen e sotme natyrore të jenë ata që janë. Pesë-gjashtë metra më sipër në hapësirë të mbështetur në shtyllat vertikale të jenë ata që i pushtuan tokat e të tjerëve dhe në katin e tretë të jenë ata të 7501. Për t'iu afruar më pranë përfytyrimit, si shtretërit e marinarëve që janë me dy ose tre kate. Pra tokë shtylla, tokë shtylla, tokë, NATO, BE. Kështu do biem rehat. Problemi i kullimit të ujërave të zeza nga katet e sipërme në ato të poshtme, le të mbetet një problem i pasardhësve të njeriut. Ky është varianti A sipas mendimit tim. Varianti B është që pronarët e ligjshëm, të cilët kanë për të marrë 40 miliard dollarë si kompensim financiar, ti kërkojnë ndihme OKB- së ti çojë për të jetuar diku në galaktikë, pikërisht në atë rreth orbital ku sipas formulës së Anjshtajnit diferenca në shpejtësinë e kohëve të jetë një me tetëqind. Kështu, që ajo shumësi pronarësh të ligjshëm të kthehet këtu në tokën tonë të bekuar, pas një viti kozmik, që do të thotë 800 vjet tokësor. Deri atëherë, lekët e kompensimit do të jenë bërë. Kam vetëm hallin se a do të ketë më zgjedhje? Si do të jenë mediat dhe me çfarë do të merren ato. Sa për mua dhe Shit Vorpsin, e di që do vemi përsëri në Bojan të Pukës. Unë drejtor shkolle, ai zooteknik. Do shkojmë për vizitë tek Prenk Pjetri. Nuk e di a do ta ketë bërë mushtin, megjithëse tokën atje e kanë ndarë fshatçe. Por po e ka bërë do ftojmë edhe Saliun, sepse rruga për në Tropojë andej kalon.