Kur thirret në ndihmë varfëria, natyrisht që problemi zgjidhet sipas modelit të saj
Nga Besi BEKTESHI
Nga të gjitha proceset e identifikimit të shqiptarëve, ky i fundit është më seriozi dhe më i përshtatshmi që mund të çojë pa dyshim në një regjistrim dhe identifikim të saktë apo afër të saktës, së qytetarëve të këtij vendi. Për turp e faqe të zezë kjo gjë është shtyrë deri në vitin 2009-të, dhe akoma më për turp është se opozita e sotme kritikon vetëm në bazë të varfërisë së shqiptarëve, ose një pjese të tyre, që nuk kanë pasaportë dhe nuk kanë 12 mijë lekë të vjetra apo 10 mijë, e 5 mijë sipas kategorive. Pse te 10 eurot dhe 7 eurot ka mbetur shqiptari për të mos shkuar te zyrat përkatëse dhe për të bërë kartën e identitetit!!? Ky është edhe momenti për tu kritikuar se procesi mund të komprometohet?!! Në fakt duhej që Rama të propozonte që në fillim që i gjithë procesi të bëhej falas megjithëse është i vështirë, por nuk rezulton që të ketë bërë ndonjë propozim adekuat të tillë. Tani për procesin ku vendosen gishtat në memorien e serverave dhe krahas saj edhe fotoja e personit dhe sidomos krijohet një bazë e qartë dhe me gabimet e fundit (nëqoftëse ka), sipas opozitës shqiptare është varfëria e mungesës së 10 mijë lekëve të vjetër që mund të minojë procesin. Kur thirret në ndihmë varfëria për të rregulluar një proces, çdo gjë do të zgjidhet sipas modelit të saj. Ne nuk jemi një popull i pasur. Jo, nuk jemi. Por nëqoftëse aleati i Ramës, Veliaj i G99- tës deklaron me pathos të majtë se studentët nuk kanë këto lekë është për të deklaruar se edhe këtu kemi po të njëjtin moment të thirrjes së varfërisë në ndihmë. Si del ky 10 mijë lekësh i vjetër nga të varfrit shqiptarë? Del zotërinj, del. E para një student mund të mos përdorë dy karta telefoni, por një. Mund të mos pijë dy kafe, por një në ditë. Duhet të mos blejë një bluzë dhe të mos shkojë në Pub një natë. Duhet të mos paguanin për mitingun e madh të Tiranës biletat ato që kishin ardhur nga rrethet që kushtojnë më shumë se karta e identitetit. Por kur arrijnë të vijnë në miting kanë edhe 10 euro për të bërë kartën, e cila nuk është pronë e Sali Berishës, por e tyrja. Sot është turp të deklarosh se shqiptarët mbi 18 vjeç nuk e kanë këtë shifër, kur në fakt varfëria është një diçka e ditur, por që ka pasur shumë herë më keq se sa kaq në vite e vite të gjata tranzicioni, ku shqiptarët nuk kanë pasur karta dhe pasaporta të rregullta. Një kalë beteje e mos pasjes së 10 eurove (që nuk janë kaq, sepse ka kategori) është njësoj si të përmendësh se jemi të varfër, sepse nuk kemi mundësi të paguajmë biletën e urbanit për një muaj. Procesi i kartëzimit ka mangësi dhe fillime të vonuara apo edhe të tjera dhe këto duhen evidentuar, por është i vetmi normal, i bërë deri tani dhe duhet të kryhet patjetër edhe me sakrificën e 10 eurove në të. Por pse thirret në ndihmë varfëria e 10 eurove? Sepse si Rama dhe Veliaj kujtojnë se shqiptarët e moshës mbi 18 vjeç janë të varfër për 10 euro!! Këtu e shohin varfërinë Rama dhe Veliaj! E këtu e shohin edhe minimin e procesit, që së bashku me maxhorancën deri tani e kanë ngritur vetë dhe gabimi i vetëm janë 10 eurot. Kjo është një maskaradë politike dhe në linja të një turpi ku vogëlsia kërkon të mbysë realitetin. Varfëria e shqiptarëve nuk janë 10 eurot që qeveria e Berishës kërkon sot për një diçka që do ti nxjerrë përfundimisht shqiptarët si të identifikuar. Varfëria e shqiptarëve është më shumë, shumë më tepër se sa kaq. Shqiptarët janë të varfër se jo vetëm kanë probleme të qeverisjes dhe pushteteve të ndryshëm, por janë të varfër se opozita e sotme i bën të varfër se i konsideron se nuk kanë 10 euro për tu identifikuar si qytetarë të shtetit të tyre. Ky është varfërimi i madh politik i atyre që kujtojnë se 500 mijë njerëz nuk kanë 10 euro, për të shpëtuar nga problemi i madh i shqiptarëve, për të bërë pjesë në legalizimin e tyre identifikues dhe që i bën pastaj qytetarë të botës normale. Sepse Rama dhe Veliaj e shikojnë si elektorale këtë gjë dhe kujtojnë se 10-të eurot një pjesë e shqiptarëve nuk do i nxjerrin për fushatën e ardhshme. Po, në fakt varfëria e shqiptarëve është për fushatë elektorale, sepse është e varfër ajo për nga idetë që përçon për pikërisht shqiptarët në zgjedhjet e tyre. Duket qartë, kur beteja është për 10 euro. Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë të varfër për pak. Asnjëherë!! Shqiptarët janë të varfër për shumë. Për shërbimet që paguajnë me taksa dhe nuk ju kthehen. Për borxhin e madh të jashtëm që duhet të paguajnë për abuzimet me lekët e tyre që nuk ju kthehen në pikërisht shërbime.
Jo vetëm nga pushteti qendror, por edhe ai vendor. Shqiptarët janë të varfër, se nuk kanë demokraci për të pasur alternativë të vërtetë në fushata elektorale. Janë pikërisht për këtë gjë, të varfër. Sepse shqiptarët kanë mbetur pa identitet dhe pa u kthyer në kontribues nga të gjithë pushtetet e deri tanishëm. Sepse nuk i mbron askush nga çmimet dhe nga goditjet buxhetore familjare. Se nuk ju del kush me sinqeritet zot, për punësimin dhe mbrojtjen sociale. Se nuk kanë sot e kësaj dite një minimum jetik edhe pse pagat janë rritur në mënyrë më të shpejtë, sidomos këto tre vitet e fundit. Janë të varfër se nuk kanë bërë prej vitesh një palë zgjedhje pa u paragjykuar dhe mbas kritikuar, procesi demokratik i pikërisht zgjedhjeve. Janë të varfër, sepse për shkak të mos identifikimit të tyre në Europë nuk duan ti lejojnë të lëvizën lirisht, sepse është populli i vetëm në kontinent që nuk është i identifikuar. E kjo gjë nuk mund të trajtohet për mungesë 10 euro!! Të tillë politikanë që vendosin varfërinë politike në plan të dytë dhe fajet që ajo ka në të gjithë spektrin politik shqiptar mbas 10-të eurove që shumë kush me të vërtetë i ka të vështira ti nxjerrë nga buka e fëmijëve, nuk është asgjë tjetër përveç se një demagog shumë afër proletarizmit post komunist që kostumet i ka Armani dhe pushimet i bën në Costa Azurra, kurse mendimet i thotë si një Che Gevarist, por pa sinqeritetin e revolucionarit të majtë Argjentinas. Shqiptarët i varfëruan të tillë demagogë majtas dhe djathtas në 97- tën, i varfëruan me sistemin idiot të demokracisë tranzicionale pa fund, i varfëruan me Gërdeca dhe të tjera si këto, i varfërojnë përditë me varfërinë e madhe pozitare dhe opozitare që reflektojnë. Kur për më tepër, 10 euroshi përdoret sërish si një ndarje pagese midis të varfërve të PS- së dhe atyre të PS- së, këtu shihet qartë se politikisht problemet e mëdha të politikës së varfër shqiptare kërkohet të zgjidhen me varfëri të plotë ideore dhe logjike. Natyrisht që është shumë pak që një dhjetë eurosh të kompromentojë një proces politik zgjedhjesh në Shqipëri edhe në varfërinë e gjithanshme të shqiptarëve. Sepse qytetarët e këtij vendi nuk u mungon vetëm ky dhjetë eurosh i famshëm. Atyre ju mungon dhe janë plotësisht të varfër, sepse nuk trajtohen si qytetarë, por si numra, nga politikanë të tillë që barazojnë varfërinë e madhe politike të tyre në çdo krah me 10 euro që qytetarët në saj të pasurimit të politikanëve nuk i kanë në xhep.
Por për pikërisht këtë alternativë të tillë, politikanë kërkojnë që ti thërrasin në zgjedhje.
Po, që shqiptarët të mos paguajnë 10 euro!! Sepse kështu mendojnë se i pasurojnë ato. Kjo është edhe alternativa e tyre dhe zgjidhja. Kjo.....
Last Updated on Monday, 23 March 2009 22:27