Kalon buxheti, s'ka para për turizmin
ULEZ - Me shumicë votash këshilltarët e komunës së Ulzës kanë miratuar buxhetin e vitit 2010. Kryetari i kësaj komune, Pak çoku dhe kryetarja e këshillit Angjelina Bruka tha se granti i ardhur nga Qeveria dhe projekti për të ardhurat që do të sigurohen nga vetë komuna nuk japin shumë mundësi për rikthimin e Ulzës në identitet, në një vend ku vizitorët vendas e të huaj mund të pushojnë. Sipas tyre buxheti që u miratua nga këshilltarët nuk mjafton për rikonstruksionin e rrugëve, ujësjellësit, plazhit buzë liqenit, suvatimin e fasadave të godinave të vjetra, etj. Sipas çokut janë hartuar shumë projekte dhe janë dorëzuar në dikastere, në pritje të akordimit të fondeve nga Ministria e Financave. "Ne dëshirojmë ta bëjmë këtë qytet të lakmueshëm për turistët. Nuk mjaftojnë 2-3 lokale private, por duhet të mendojmë që tani për plazhin buzë liqenit, për rrugët dhe ujin e pijshëm, përpunimin e mbetjeve të qytetit, etj", u shpreh kryekomunari. h.p