Pension fals, hetim nëpunëses
DURRES - Dy gra do të përballen me togat e zeza të Gjykatës së Durrësit për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Gratë me iniciale S.D. 56 vjeç si dhe F.S. 49 vjeçe dyshohet se kanë bashkëvepruar me njëra-tjetrën, në dëm të shtetit duke kryer falsifikim dokumentesh, me qëllim përfitimin e viteve të pensionit të pleqërisë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2000, kohë në të cilën shtetasja F.S. nga Manza, e cila kryente funksionin e nëpunëses së gjendjes civile në këtë bashki, ka regjistruar në bazë të dokumenteve të falsifikuara S.D.-në. Skema e mashtrimit 10 vjet e vjetër, u zbulua nga inspektorët e sigurimeve shoqërore, të cilët njoftuan direkt policinë. Mësohet se shtetasja S.D. e cila duhej të përfitonte pensionin në Durrës, nuk ka qenë rezidente e Bashkisë së Manzës, por ajo është lindur në Mat, ndërsa banonte në Burrel. o.u