E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalonin ilegalisht kufirin, pranga 19 shqiptarëve në Mal të Zi

Janë kapur teksa tentonin të kalonin ilegalisht kufirin me destinacion Italinë dhe kanë përfunduar në pranga.

Sipas burimeve policore, rojet kufitare në Mal të Zi kanë arrestuar 19 persona, 16 nga Shqipëria e tre nga Kosova, të cilët po përpiqeshin të kalonin ilegalisht në Itali. Në këtë kalim ilegal ata po udhëhiqeshin nga dy persona serbë.

"Dy qytetarë serbë, të akuzuar për trafik të qenieve njerëzore do të dalin para drejtësisë"- thonë të njëjtat burime.

Ndërkaq, emigrantët e paligjshëm janë dënuar me dhjetë ditë burg dhe nuk do të lejohen të hyjnë në Mal të Zi për një vit. /rel/



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›