E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Sejdiut: Do të lobojmë për njohjet e reja

Gjatë një konference shtypi, të dy krerët shtetëtor thanë se qytetarët serbë duhet të marrin pjesë në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në mes të nëntorit.

"Është në interes të pakicës serbe që të zgjedhe përfaqesuesit e vet vendorë, duke vendosur standarde të reja. Shpresoj që kjo çështje të mos bëhet problem ndërpartiak politik në Beograd", tha Berisha. Ndërsa presidenti Sejdiu tha se Kosova ka ofruar shanse për të gjitha pakicat, ndërsa qëndrimi i Beogradit është irracional.

“Për ne është tepër irracionale, qasja që Beogradi në vazhdimësi fatkeqësisht e bën si thirrje për të penguar këta njerëz që të dalin dhe të dhanë votën e tyre për njerëzit e tyre që janë njerëz të Kosovës. Është moment, i veçantë i kthesës kujtoj në kualitet se në studimet që ne kemi bërë, pra edhe me kontaktet, ekziston një gatishmëri e mirë e qytetarëve serbë edhe e atyre që kanë hezituar më tepër në fazat e mëhershme që t’i kthehen realitetit. Dhe dua t’i thërras edhe nga kjo foltore që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe njerëzore që të jenë në një proces të madh të Kosovës, të zgjedhin ata që mendojnë se duhet t’i zgjedhin. Janë të paraqitura rreth 14 parti politike serbe që të marrin pjesë në zgjedhje dhe kandidatë të pavarur dhe ne dëshirojmë që pikërisht me këtë paraqitje me punën që bëjmë në nivele të ndryshme, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare po kështu që këta njerëz të jenë në ditën e 15 nëntorit", theksoi Sejdiu.

Ndërkohë, Berisha ka premtuar edhe një herë në Prishtinë se Shqipëria do të lobojë për sa më shumë njohje për pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, pavarësia e Kosovës ka sjellë stabilitet në rajonin e Ballkanit.

"Shqipëria do të bëjë çdo përpjekje. Ka dërguar dhe do të dërgojë emisarë në të gjitha kancelaritë për të qartësuar se njohja e Kosovës është një shans për të kontribuuar në paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Asnjë vend nuk e ka njohur Kosovës për arsye tjetër përveç faktit se pavarësia është faktor madhor për paqe dhe stabilitet në rajon. Mund t’ju them se tematika e diplomacisë shqiptare përveç problemit të integrimit, e tëra do të jetë ekonomikë. Do ta transformojnë në diplomaci ekonomike, sepse kështu i shërbejmë më mire interesit tonë", tha kryeministri Berisha.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›