E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalonin njerëz me letra false, kapen dy

Policia kufitare e Kakavijës ka mundur të zbulojë dhe arrestojë dy trafikantë nga Fieri, të cilët tentonin të kalonin nëpërmjet sportelit të përpunimit të dokumenteve të kalimit një çift bashkëshortësh me dokumente false, duke përdorur metodën "me ngjashmëri" para policëve të kufirit. Arrestimi në flagrancë i shtetasve, Kovaç Yzeiraj, 31 vjeç, dhe Kahreman Meçaj, 36 vjeç, u krye dje rreth orës 10.30, para sporteleve të stacionit të policisë kufitare të Kakavijës. Ata janë kapur në flagrancë gjatë tentativës së tyre për të kaluar një çift bashkëshortësh përtej kufirit, me dokumente jo të rregullta, duke përdorur paraqitjen e pasaportave me ngjashmëri të fotografive. Sipas policisë, shtetasja M. XH., do të kalonte kufirin me pasaportën e bashkëshortes së shtetasit Kovaç Yzeiraj, ndërsa burri i saj me dokumente të një shtetasi tjetër me ngjashmëri.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›