E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna vret veten, pas divorcit të vajzës

Një nënë ka vrarë veten për shkak të divorcit të vajzës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lunik të rrethit të Librazhdit, rreth 20 kilometra larg qytetit, rreth orës 10.30 të ditës së djeshme. Burimet nga spitali i Librazhdit thanë se aty ka mbërritur në gjendje të rëndë 46-vjeçarja Hanife Guga, nga fshati Lunik, e cila kishte gëlltitur një helm që përdorej në bujqësi, Vofatox. I gjithë ekipi mjekësor i këtij spitali ka bërë të pamundurën për ta shpëtuar, por ajo ka ndërruar jetë në mesditë. Sipas familjarëve, gruaja kishte rënë në depresion të thellë, sepse para disa ditësh vajza e saj e martuar në Tiranë ishte ndarë nga burri, për shkaqe që ende nuk dihen. Ndërkohë, një rast tjetër vetëhelmimi ka ndodhur dje në rrethin e Librazhdit. Një 30-vjeçare nga fshati Rrajcë Skënderbe ka pirë një sasi helmi, por fatmirësisht ka shpëtuar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›