E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbesa e mitur i vjedh 3 milionë lekë gjyshes

Mbesa e mitur i vjedh gjyshes 3 milionë lekë. Një pjesë e parave përfundojnë në duart e tezes, ndërsa pjesa tjetër nuk dihet ku. Gjyshja e traumatizuar, kur ka parë vendin bosh ku fshihte paratë në shtëpi, ka denoncuar ngjarjen në polici, pa e ditur se në vjedhje kishte dorë mbesa 11-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit bregdetar, e njohur si zona e Shkozetit. 68-vjeçarja ka kallëzuar pranë seksionit kundër krimeve ndaj pronës se i është vjedhur në banesë shuma prej 300 000 lekësh. Me të marrë dijeni agjentët e sektorit nisën punën për zbardhjen e rastit dhe nga hetimet rezultoi se e dyshuar për kryerjen e kësaj vjedhje është shtetasja A. G. (mbesa e të dëmtuarës). Vogëlushja e lindur në vitin e mbrapshtë të shqiptarëve, 1997, pasi ka zbuluar vendin ku gjyshja mbante paratë ia ka marrë pa zhurmë. Burime nga policia thanë se një pjesë të tyre ajo ia ka dhënë tezes së saj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›