Kalorës të vetmuar, në përleshje për të nxjerrë kalorësin e fytyrës së vrerosur
Nga Besi BEKTESHI
Pranimi në NATO dhe ceremoniali i atjeshëm në fakt, shtron një moment të qartë reflektimi se në çfarë republike jetojmë dhe se në çgradë përgjegjësish duhet të jenë njerëzit që në fakt kanë mandatin më të lartë te ne. Të gjitha vendet me demokraci të konsoliduar, kishin përfaqësues autoritetet që në fakt kanë mandatin e shumicës së popullit dhe që kanë përgjegjësinë e qeverisjes. Barack Obama është Presidenti i SHBA-së dhe ka mandatin e popullit të tij, ose shumicës së zgjedhësve të pikërisht vendit të madh demokratik. Ishte Presidenti i Francës, Sarkozi, i zgjedhur nga populli me mandat qeverisës dhe post të lartë përfaqësimi, megjithëse ka edhe kryeministër. Kryeministri Braun i Mbretërisë së Bashkuar, megjithëse ky vënd ka Mbretëreshë që është edhe komandante në ushtrinë e shtetit të madh europian. Merkel si bundeskancelare megjithëse ky vend ka edhe president. Silvio Berluskoni si Kryeministër i Italisë, megjithëse ky vënd ka president. Po ashtu edhe Spanja ishte përfaqësuar me Kryeministrin, megjithëse ka një Mbret që përfaqëson edhe ushtrinë. Ka shembuj sa të duash. Nejse, me ne filloi dy-luftimi në përfaqësim midis Presidentit Topi dhe Kryeministrit Berisha edhe pse ky duel më elegant se herët e tjera, por që u mor vesh se ishte një dyluftim kryesisht meritash. As që bëhet fjalë se te ne përfaqësuesi më i lartë dhe fuqi-plotë e dialogut dhe vendimmarrjes është Kryeministri i Shqipërisë, sepse ai ka mandatin për të qeverisur dhe askush tjetër më shumë se ai. Në këtë rast edhe interlokutori më i madh dhe më me mandat të Shqiptarëve është lideri i maxhorancës në pushtet, sepse prej tij del edhe Presidenti i vendit, Kryeparlamantari dhe ndonjë post tjetër i rëndësishëm, sepse ai ka numrat për të bërë edhe këtë gjë. Ne jemi një Republikë Kryeministrore edhe pse nuk ka një definicion të tillë, sepse zakonisht konsiderohet Republikë Parlamentare dhe që ka Kryeministrin si agregatin më të fuqishëm të qeverisjes. Këtë gjë vetëm ato që nuk duan të pranojnë personin mund ta kundërshtojnë. Por në fakt është një gjë e kotë, sepse si ta duan si mos ta duan Kryeministri në Shqipëri është edhe shefi i madh i shtetit, pavarësisht se kemi një shef të shtetit ose Presidenti, por që nuk ka mandat popullor dhe nuk mund të jetë kurrë kaq i fuqishëm dhe i pushtetshëm sa të bëjë thyerje duarsh me Kryeministrin deri edhe në rastet kur mund të ketë të drejtë. Po ashtu edhe dispozitat kushtetuese janë në disfavor të tij, sepse nuk i japin kaq fuqi administrative, sepse këto i ka shefi i maxhorancës ose kryeministri. Tani jemi në fushatë elektorale dhe ka dy probleme të mëdha. I pari është se listat e deputetëve dashje pa dashje do të dalin jo kaq shumë nga forumet se sa nga lideri dhe sa do që Berisha dhe Rama të thonë jemi institucionalistë në raport me statutet e partisë, ajo që dihet është se asnjë deputetë nuk do të dalë pa pëlqimin dhe miratimin e tyre. Nuk ka shanse të vendoset në lista një njeri që është hapur kundër me Berishën dhe Ramën dhe kjo është e sigurtë. Problemi i dytë është se sot akoma më shumë se dje kemi vertikalizmin e lidershipit partiak dhe kryesisht të dy personave si Berisha dhe Rama. Kjo i bën ato, patjetër mbas përfundimit të zgjedhjeve dy kryeministrat ( në betejë për postin) e fuqishëm të vendit së paku në forcat e tyre politike. Nuk ka qenë dikur, më shumë ndryshe, por ka pasur në fakt një lloj lirie në daljet vetëm apo të momenteve të dyshimta në lidershipe. Sot nuk ka shanse të dalësh vetëm dhe të fitosh, sepse si PD dhe PS të marrin shpirtin nga që partitokracia është vertikalizuar keqas duke e bërë liderin edhe pse nuk zgjidhet nga populli, një person tepër lart dhe pothuaj të pakapshëm. Kryeministri në Shqipëri është diçka me më tepër rëndësi se sa vetë maxhoranca, sepse ai është mbi të nga që e ka caktuar vetë atë, e ka përzgjedhur vetë atë, e ka trajnuar vetë atë, e ka lëshuar në fushatë vetë atë, e ka miratuar me firma dhe vula vetë atë dhe në këtë drejtim është pothuaj si një President i zgjedhur nga populli. Në fakt presidentët në botën e kulturuar bëjnë luftë brenda partisë dhe pastaj atë në zgjedhje, kurse këtu Kryeministrat jo vetëm që nuk kanë asnjë luftë brenda partisë, por edhe strukturat të gjitha të bazës së partisë, janë të miratuara nga Kryeministri i ardhshëm. Në këtë rast meritat dhe fajet i duhen lënë vetëm atij.
Sepse ato nuk pyesin askërkënd. Nuk pyesin jo vetëm servilët dhe të pa aftët që mbajnë afër për të pasur rehati politike dhe institucionale, por nuk pyesin edhe partinë të gjithën që me fjalë dhe vepra e përfaqëson vetëm shefi i madh i kryesimit të pikërisht partisë.
Në këtë mënyrë nuk mund të jem dakord se ka diferenca në vota midis partisë dhe shefit të saj. Nuk e kemi këtë kulturë të qartë, ne në Shqipëri. Sot si PD dhe PS janë parti që mund të konsiderohen partia Berishës dhe partia e Ramës dhe ky është edhe perceptimi në popull. Praktikisht pak ju duhet njerëzve të dinë se a ndryshon PD-ja nga Berisha apo PS-ja nga Rama. Edhe sikur të ndryshojë nuk bën asnjë lek ky ndryshim, sepse edhe në qeverisje nuk do të jetë PD-ja dhe PS-ja, por o Berisha ose Rama. Kjo besoj është e qartë. Fjalët pastaj se punohet me stafe dhe lidershipe dhe mendime të lira e kolegjialitet janë sllogans që sot i kuptojnë sa të kota janë, edhe fëmijët e çerdhes.
Në këtë mënyrë edhe fushata elektorale nuk mund të jetë një ballafaqim politik i mirëfilltë midis PD-së dhe PS-së, por midis Berishës dhe Ramës. Pikërisht sikur të zgjedhim të parin e Republikës Kryeministrore dhe ta vendosim në pushtet.
Asgjë më tepër se sa kaq!! Natyrisht se ka akoma njerëz që kanë besim si të njëra dhe tjetra forcë politike, por faktikisht personalizmi i partive nëpërmjet kryeliderve të saj, ka çuar në fund të fundit, në uljen e madhe të rolit të subjektit politik dhe patjetër që ka ulur idealizimin dhe respektin ndaj vlerave të partisë dhe idealeve që ajo përfaqëson.
Nuk luhet me projekte të fushatës apo me çështje të saj, por luhet me peshën dhe rolin e individit që ka nën të partinë. Patjetër që kjo nuk është vetëm reminishencë komuniste dhe përpara se komuniste bajraktariste dhe kapidaniste e jona, por është edhe një veti e shqiptarëve që ti shkojnë pas individit dhe duke rregulluar punët me të, e të presin pastaj që ai ti rregullojë punët e të gjithë Shqipërisë. Si Berisha dhe Rama në këtë fushatë edhe pse nuk janë kalorës së vetmuar krejtësisht, sidomos Berisha i cili ka edhe katër pesë vetë që kanë leje të flasin edhe në emër të tij, apo të nxjerrin ndonjë mendim të vetin, sillen si të tillë. Nuk dihet akoma se kush është kalorësi i fytyrës së vrerosur, por dihet se kanë kaq shumë objektiva se njerëzit nuk mund të ndalen në mënyrë të posaçme te njëri.Nuk ka fushatë në botë që bëhet me 100-të çështje sepse kështu është situata ose do tju zgjidh 100 çështje, ngaqë ato nuk të votojnë, sepse duan të dijnë prioritetet dhe katër apo pesë çështje thelbësore maksimumi që të idealizohen disi me partinë dhe fushatën elektorale. Por te ne.....! Nuk ka fshat, dhe nuk ka shkollë, nuk ka rrugicë dhe nuk ka shtëpi, nuk ka furrë buke dhe nuk ka lulishte, nuk ka fushë basketbolli dhe nuk ka trotuare, nuk ka park, nuk ka rrugë me gropa apo me rrëpira, nuk ka azil pleqsh dhe çerdhe fëmijësh që bie fjala nuk kritikon dhe premton njëkohësisht lideri apo ai që ka leje të flasë dhe premtojë. Por ato njerëz që kanë kërkesat e mëdha dhe ideale nuk dinë sot e kësaj dite se kush janë tre gjërat thelbësore që Rama, po të bëhet Kryeministër do të zgjidhë?. Në fakt studimi voluminoz prej 1000 faqesh kishte shtatë shtylla dhe Rama deklaron se nuk do të rrisë taksat, por akoma nuk kuptohet se kush janë pikërisht çështjet që Rama do ti shtrojë në popull ndryshe nga Berisha dhe që duhen riparuar menjëherë dhe pa asnjë lloj devijimi. Një mijë faqe nuk i lexon njeri, por tre çështje që do të zgjidhen dhe si do të zgjidhen, i kuptojnë të gjithë. Kush janë drejtimet e çështjeve kryesore që kthejnë besimin se ky e ka seriozisht dhe se mund edhe ti plotësojë këto janë flu dhe akoma jo të thëna. Kur