Pse amerikanët nuk duan ta lënë Berishën që të largohet qetësisht, si Nano në 2005
Nga Kastriot MYFTARAJ
Berisha, me deklarimin e tij se nëse humb zgjedhjet do të japë dorëheqjen si kryetar i PD, dha të kuptojë se është i përgatitur që të ndjekë precedentin e krijuar nga Fatos Nano në 2005. Atëherë Nano, i cili para zgjedhjeve bëri të njëjtën deklaratë si Berisha sot, u çmua për rotacionin paqësor të pushtetit, pas zgjedhjeve. Ata që pyesin nëse Berisha do të sillet ose jo si Nano, harrojnë se situata nuk ishte aspak e ngjashme. Fatos Nano kur hyri në zgjedhjet e vitit 2005, si kryeministër, nuk kishte përballë një Prokurori që t i kishte shpallur luftë mazhorancës në pushtet, siç ka ndodhur sot. Unë nuk mendoj se Nano do të ishte sjellë në atë mënyrë që u soll në 2005, sikur të kishte përballë një prokurori që do të ishte sjellë me mazhorancën e atëhershme siç po sillet prokuroria me mazhorancën e tashme. Sigurisht që Nano dhe mazhoranca e atëhershme në një rrethanë të tillë do ta shikonte manipulimin e zgjedhjeve, jo si një mënyrë për të zgjatur pushtetin, por si një nevojë jetike për vetëmbrojtje, saktësisht siç i pa Berisha zgjedhjet parlamentare të vitit 1996, kur për shkak të konfliktit që pati me amerikanët për marrëdhëniet shqiptaro-greke, e pa manipulimin e zgjedhjeve si një nevojë jetike për t i shpëtuar ndëshkimit të amerikanëve.
Për Berishën, atëherë ishte i freskët shembulli i Fatos Nanos i cili u burgos në 1993, duke akuzuar publikisht dy ditë para arrestimit diplomatët amerikanë në Tiranë dhe CIA-n se kërkonin arrestimin e tij. Atëherë Nano u ndëshkua nga amerikanët se i bënte jehonë Papandreut të Vjetër, i cili pritej që vinte atë vjeshtë në pushtet në Greqi (gjë që ndodhi) dhe që kërkonte që në Ballkan të mos vinin ushtri të huaja për të zgjidhur krizën në ish-Jugosllavi, duke aluduar qartësisht për NATO-n dhe posaçërisht SHBA. Berisha në 1996 trembej se mos pësonte të njëjtin fat madje edhe më keq dhe po kështu edhe entourage i tij. Prej këtej arsyeja kryesore e manipulimit të zgjedhjeve të majit 1996, kur Berisha gjeti mbështetje europiane për të sfiduar SHBA.
Sot Berisha është në një situatë kur ai e sheh me shqetësim të madh një të ardhme të tij pas zgjedhjeve si ajo e Fatos Nanos në 2005, pra që Berisha të jetë larguar nga pushteti dhe të ketë dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD, pra të jetë thjesht një deputet i PD. Nano, pasi dha dorëheqjen nuk u shqetësua kurrë nga Prokuroria, ndërsa Berisha sot nuk është aspak i sigurt për këtë gjë. Shqetësimi i Berishës rritet nga fakti se Prokuroria vepron në mënyrë selektive pra politike, dhe prova më e mirë për këtë gjë janë dy çështjet e mëdha që ka hapur Prokuroria kundër mazhorancës në pushtet, ajo e Rrugës Rrëshen-Kalimash dhe ajo e Gërdecit.
Në rastin e Rrugës Rrëshen-Kalimash, që është pjesë e Rrugës Durrës-Kukës, prokuroria edhe pse i referohet shpesh rrugës si Durrës-Kukës, nuk e ka zgjeruar aspak hetimin tek ajo pjesë e abuzimit që është bërë në kohën kur ishte në pushtet PS, dhe kur u mblodh një taksë speciale për rrugën, me ligj të parlamentit, të ardhurat e së cilës në kundërshtim me ligjin më pas kaluan në buxhet, për t u përdorur në vitin elektoral 2005. Për më tepër, Prokuroria që e ka hapur kryesisht këtë çështje, dhe çështje të tjera kundër njerëzve të mazhorancës së sotme, nuk ka vepruar kështu në raste të ngjashme me mazhorancën e kaluar, kur abuzimi është i qartë, siç është rasti i dosjeve të Edi Ramës për abuzimet me ndërtimin e rrugëve në Tiranë, apo me shitjen e trojeve etj. Ose për rastin e koncesionit për terminalin e Aeroportit Nënë Tereza, të dhënë nga qeveria e majtë në 2004 ku dëmi i shkaktuar është i madh për shkak se qeveria jo vetëm i dha koncesionarit shfrytëzimin për një afat shumë të gjatë, me kushte favorizuese që pengojnë zhvillimin e aeroporteve të tjera në vend, por u bë garant dhe për kredinë prej 30 milion USD që do të merrte koncesionari për të bërë punimet, kur fare mirë qeveria mund ta ndërtonte vetë terminalin, duke pajtuar me këtë shumë një kompani të huaj për këtë gjë.
Edhe në rastin e çështjes së Gërdecit, Prokuroria ka vepruar me standard të dyfishtë, duke penalizuar zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, që nga vetë ministri, për shpërdorim detyre, por duke mos bërë të njëjtën gjë për një çështje të ngjashme ku u vranë jo më pak njerëz, atë që ka të bëjë me ngjarjen e 9 janarit 2004, dhe ku ministri i rendit socialist i kohës dhe të tjerë zyrtarë të lartë janë përgjegjës. Për të mos thënë pastaj se kur prokuroria ngre akuza për shpërdorimin e detyrës në shitjen e municioneve për skrap, nuk bën të njëjtën gjë me paraardhësin e Mediut, Majko, abuzimet e të cilit janë të dokumentuara.
Jo më pak indulgjente është Prokuroria edhe me Presidentin Topi, për të cilin është i provuar së paku një rast i qartë korrupsioni kur ka shitur vendin e një anëtari të Gjykatës së Lartë, në dobi të gruas së guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Si shpërblim, guvernatori Fullani ka vendosur të blejë për nevojat e Bankës së Shqipërisë, mjedise për miliona euro në një pallat përballë Vilës Goldi ku bashkëpronar është dhe Presidenti Topi. Abuzimi është flagrant se vendimi për blerjen është bërë me prokurim të drejtpërdrejtë dhe madje duke u thënë në vendim se do të bëhet efektiv pasi shitësi t i ketë dokumentet e pallatit, që është ende i paregjistruar sipas rregullave.
Problemi kryesor për Berishën është se të dy Prokurorët e Përgjithshëm që kanë drejtuar këtë gjueti penale selektive kundër mazhorancës së sotme, Theodhori Sollaku dhe Ina Rama kanë pasur qartësisht mbështetjen e ambasadës amerikane. Amerikanët e dinë shumë mirë se kur një qeveri që vihet përballë një gjuetie penale selektive nga Prokuroria, atëherë kjo qeveri thjesht për vetëmbrojtje do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të vënë dorë në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Në fakt, kështu e justifikonin nën zë disa diplomatë amerikanë në periudhën e fundit të Qeverisë Nano faktin që nuk e inkurajonin Prokurorinë të hetonte aferat korruptive të mazhorancës së majtë, siç në fakt amerikanët po bëjnë hapur që kur është ndryshuar pushteti, duke e mbështetur Prokurorinë në gjuetinë e saj penale selektive kundër mazhorancës së sotme. Atëherë amerikanët thoshin si nën zë se lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme, por stabiliteti në vend është më i rëndësishëm dhe vjen një moment kur duhet bërë zgjedhja mes luftës kundër korrupsionit nga njëra anë dhe stabilitetit e demokracisë nga ana tjetër.
Shumë bukur! Por, sipas kësaj logjike justifikimi del se sot amerikanët janë duke zbatuar një skenar destabilizimi dhe cenimi të demokracisë, për shkak se po mbështesin madje inkurajojnë dukshëm Prokurorinë për të luftuar në mënyrë selektive kundër mazhorancës në pushtet. Përse u intereson amerikanëve, ose më saktë një linje të politikës amerikane zbatimi i këtij skenari në Shqipëri? Zbatimi i këtij skenari i intereson asaj linje në Washington, e cila kërkon që rotacioni i pushtetit në Shqipëri të bëhet në atë mënyrë që Edi Rama të ketë një mazhorancë konsistente, për ta marrë pushtetin vetëm me PS të tij, jo vetëm pa pasur nevojë për mbështetjen e LSI, por duke pasur një mazhorancë të mjaftueshme që t i rezistojë edhe firove të paevitueshme të deputetëve të pakënaqur që do të dalin pas ndarjes së tortës së pushtetit.
E vërteta është se këtë gjë PS e Edi Ramës nuk mund ta arrijë në zgjedhjet e ardhshme, sado të drejta që të jenë ato. Ky është shqetësimi kryesor i Edi Ramës dhe i asaj që është sot PS e drejtuar prej tij. Në fakt ky është një shqetësim i ngjashëm me atë që kishte PS para zgjedhjeve parlamentare të majit 1996. Atëherë PS e kishte të qartë se nëse do t i fitonte zgjedhjet e majit 1996, do të kishte siguronte mazhorancë jo aq të madhe, sa ç t i përballonte dot firot e mëdha që pritej të ndodhnin nga konfliktet brenda PS për shkak të ndarjes së pushtetit, siç edhe ndodhën. PS-së i duhej një mazhorancë jashtëzakonisht e madhe, e arritur së bashku me aleatët, të cilëve do t u shkonin shumë vende në parlament, për të evituar që ato t i merrnin të padëshiruarit nga Nano brenda PS.
Këtë mazhorancë kaq të madhe PS mund ta arrinte