E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndrra e Aqif Kashahut për pluralizëm dhe për demokraci

>Nga Prof. Pëllumb A. ÇABEJ
Atë e quanin Riko. Po njerëzit ne Gjirokastër në lagjen Palorto e thërrisnin kanaqisht Xhaxha Riko. Djali i madh i studionte në qytetin francez Montëpelje për Legjistraturë, gjyqtari ardhshëm. Kurse djali tjetër me i vogli kishte mbaruar maturën në qytetin e lindjes. I ati i thoshte Aqif dhe pak ditë na kanë mbetur se shpejti do të dërgoj tek vëllai në Francë, të vazhdosh mjekësinë. Do bëhesh doktor, do shërosh njerëzit. Mirëpo Aqifit i pëlqente më mirë zanati, mjeshtëria. Ai qëndronte për disa minuta për të parë nga jashtë xhamave se si punonin punëtorët te dyqani Këpucë me porosi. Ai vinte veshin që nga spangot, biza dhe thikat e prerjes. Mirëpo këtë problem ia shtroi  babait të tij, se më shumë i pëlqente zanati, kështu që pas disa ditësh Xhaxha Rikua, bisedoi me pronarin e këpucëve me porosi.
Dhe ai nuk ja prishi qejfin Xhaxha Rikos. Një Riko kemi: - i kish thënë. Të hënën Aqifi filloi punë si punëtor tek dyqani i këpucëve me porosi. Në fillim puna ju duk e rëndë, sa kur shkonte në shtëpi i lodhur e i rraskapitur e zinte gjumi dhe pa ngrënë. Mirëpo me kalimin e kohës çdo gjë u normalizua. Pas 10 12 vjetësh Aqif Kashahu e kishte përvetësuar më së miri zanatin. Këpucë me porosi. U drejtua babait për të hapur një dyqan privat për të bërë këpucë me porosi dhe ai më në fund i hapi dyqanin. Dyqani i ri shkëlqente nga raftet e deri tek tabela e jashtme ku ishte shkruar Aqif Kashahu, këpucë me porosi Gjirokastra. Me të thënë të drejtën mjeshtëria e tij e nxori ne dritë, derisa punësoi dhe katër punëtorë  të tjerë. Ai u bë mjeshtër i përsosur për këpucë me porosi. Deri aty sa në Gjirokastër kur bisedonin thoshin: Do vete te Aqif Kashahu ti bëj, djalit këpucë me porosi... i bën të mira, të forta dhe rezistente. Jo vetëm në  Gjirokastër por dhe ne Qytetin Grek në Janinë, kishin ardhur gra për të blerë deri aty sa shumë herë Aqifi i shpinte vetë atje dhe nga paratë që merrte blinte tyl, perde, tapetë etj... për hotelin që kishte dhuratë nga familja e tij Kashahu. Donte ta mbushte me plaçka të reja ta bënte hotelin komod, mirëpo Aqif Kashahu, nuk dinte se çfarë i ruhej prapa. Shpata e Dimokoleut e përgjonte hap pas hapi... atë e mbante  në dorë Prokurori i Qytetit të Gjirokastrës Subo Bakiri, njeri shpirt katran, zemër zi... deri sa me ne fund e arrestuan Aqif Kashahun.
Atë e gjykoi Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës, kryetar i trupit gjykues ishte ushtaraku Shaban Idrizi, kurse Prokurori ishte Ushtaraku Vangjel Pecani. I pandehur - i tha Kryetari i gjykatës - a e pranon akuzën? Jo,- tha Aqifi,- ajo është e gatuar me lakrat e sigurimit të Shtetit drejtuar nga Subo Bakiri, shkruaj i tha Kryetari sekretares, se nuk e pranon. Më poshtë pastaj foli prokurori, çdoje  të tregoje mbi Anglinë? Anglia është nder shtetet më të pasura të botës dhe me një ekonomi dhe një politikë të përparuar tha Aqifi. Po të ishte Shqipëria me Anglinë, zoti prokuror, këtu do të ishte kopsht me lule, do ishte parajsa e vërtet. U bëtë me Stalinin mustaqe madhin që do tju shpjer në komunizëm... kësaj i thonë përrallë me mret. Kush e ka parë me të vërtet komunizmin? Jo askush. Kjo është një idil as nuk preket e as nuk shihet. Sështë gjë tjetër veçse një shkencë utopike që nuk përputhet me realitetin çpritet nga muzhiku zoti Prokuror kur mendër jush nuk ka brekë në bythë. Nga ata presim të shohë hajër Shqipëria? Stalini ishte diktator kur tha, - Jepuni shqiptarëve farë bliri që ti mbjellin rrugës për tju bërë hije . Kurse ne zoti prokuror na gërryen zorrët nga uria .Sarkazma e Aqif Kashahut ishte bërë presë me dy thika sa prokurori u ngrit në këmbë i revoltuar dhe thirri: Pusho i pandehur. Mjaft llokoçitët, zoti gjyqtar  koka e këtij të pandehuri ka lakra , drejtësia jonë do tia shkulë po Zërin e së vërtetës nuk mund tia shkulni dot!- Tha Aqifi- dhe prej asaj keni frikë..?
Kur pyetën dëshmitarët Aqifi qëndroj i patundur. Ai donte ti mbronte duke thënë që si njoh, është hera e parë që  i shoh! Nga mesi i sallës u dëgjua një rënkim gruaje. Aqif bir.., ku të ka teto Haxheja. Tërë këtë rënkim e shpërndau era jo vetëm në sallë, por edhe në kopshte, bahçet si dhe në zëmrat e gjirokastritëve demokrat. Atë e shpuri era si një uragan i vërtetë deri në skajin më të largët të Atdheut. Aqif Kashahu u pushkatua në Gërhotin e Gjirokastrës në vitin 1946 në moshën 37 vjeç në lulen e rinisë dhe sot e kësaj dite eshtrat e tija nuk gjenden. Por ëndrrën e Aqifit nuk e pushkatuan dot. Ajo shpërndan pluralizëm e demokracinë e vërtetë. Sjell në zëmrat tona gëzimin, paqen e dashurinë, që prej 45vjetësh e kishin lidhur me zinxhirë këmbë e duar komunizmi Shqiptar. Respekt dhe kujtim të përhershëm djalit tonë Aqif Kashahut. Pishtarit të demokracisë.  
Last Updated on Tuesday, 06 January 2009 22:47

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›