Vidhte pllakat e betonit arrestohet
Shijak
Nje 36-vjecar nga Shijaku eshte arrestuar sot nga Policia e Durresit pasi dyshohet si autori i vjedhjes se disa materialeve te ndertimit. Policia tha zyrtarisht se personi i arrestuar ka inicialet R.C. Ndalimi i tij eshte bere pas kontrollit ne banese ku i jane gjetur rreth 250 cope pllaka betoni. Per keto pllaka ne Komisariatin e Policise se Shijakut pak dite me pare ka bere denoncim dhe nje firme ndertuese e cila kryente rikonstruktimin e rruges ne lagjen Koder Shijak. Firma ka denoncuar se i jane vjedhur rreth 90 m2 pllaka. Materialet per vepren penale te vjedhjes iu kaluan per ndjekje Prokurorise se Rrethit Durres. Nderkohe qe pas arrestimit policia e ka lene te lire 36-vjecarin per shkak te gjendjes se tij te renduar shendetesore.
.