E Diel, 1 Nëntor 2026

Kam kënaqësitë sot të jem këtu me ju. Vetëm disa muaj më parë, gjatë një takimi që patëm me përfaqësues të OMP-së në qytetin e Vlorës, mora angazhimin në emër të Qeverisë për tÃ

Kam kënaqësitë sot të jem këtu me ju. Vetëm disa muaj më parë, gjatë një takimi që patëm me përfaqësues të OMP-së në qytetin e Vlorës, mora angazhimin në emër të Qeverisë për të ofruar standarte europiane të tregut dhe mbështetjes shtetërore për sektorin e peshkimit.

Reforma që po zhvillohet në këtë sektor është komplekse dhe po mbështetet me masat dhe politikat e duhura nga qeveria, siç është kjo që po përurojmë sot, heqjes së akcizës për karburantet që përdorni ju në anijet tuaja.

Sot pra,jam midis jush për t'ju thënë se qeveria e mbajti fjalën e saj dhe që në mënyrë simbolike të çel rubinetin e kësaj nafte me çmim të lehtësuar.Jam i sigurtë se Sali Berisha do ta quajë këtë që Nano çeli rubinetin e kontrabandës

Ne do të paguajmë nga buxheti një kosto prej rreth 4 milion dollarësh si pasojë e këtij vendimi. Dhe këtë e bëjmë që të na e shpërbleni ne dhe vetes suaj me rritje të rezultateve, të prodhimit, fuqizimit të sektorit të peshkimit, me rritje të punësimit, me rritje natyrisht të sasisë së peshkut në treg, rritje të eksporteve tona drejt Bashkimit Europian, me rritjen e investimeve tuaja private në këtë sektor dhe shpresoj në një gjallërim të ekonomisë që lidhet me peshkimin në shkallë kombëtare.

Ndërkaq kjo masë nuk është e vetmja masë mbështetëse që kemi ndërrmarrë për sektorin e peshkimit. Siç e dini mbështetur dhe nga një kredi e Bankës Botërore po zbatohet Projekti Pilot i Zhvillimit të Peshkimit me një vlerë prej 6.6 milion dollarësh.

Në kuadër të këtij projekti kanë filluar rehabilitimet e infrastrukturës portuale në Sarandë dhe Vlorë, si dhe së shpejti do të fillojnë punimet edhe në portin e Shëngjinit. Investimet që do të kryehen në 4 porte janë për Portin e Vlorës 460.000 dollarë, Portin e Shëngjinit 233.000 dollarë, për Portin e Durrësit 400.000 dollarë, për Portin e Sarandës 207.000 dollarë.

Në secilin prej këtyre porteve do të rehabilitohen strukturat bazë: pastrimi i zonës portuale nga mbeturinat dhe skrapi, rehabilitimi i molove ekzistuese dhe konstruksioni i të rejave, do të modernizohen pajisjet elektrike dhe të ujit të pijshëm dhe moloja e re e përshtatshme do të jetë e pajisur me ambiente për ruajtjen dhe përpunimin e peshkut gjithashtu.

Një zgjidhje akoma më komplekse parashikohet për të gjithë Portin e Durrësit. Në kuadër të masterplanit të zhvillimit të Portit Detar të Durrësit, Porti i Peshkimit do të zhvendoset.

Sot, kur në këtë port peshkimi strehohen rreth 125 mijë anije peshkimi, duket se porti është i pamjaftueshëm. Prandaj ne po studiojmë ngritjen e një porti të ri peshkimi në pjesën perëndimore, në kalatën zero. Porti i ri do të jetë me të gjithë infrastrukturën e duhur ndihmëse dhe me një kapacitet të mjaftueshëm për strehimin e anijeve të peshkimit, duke parashikuar edhe zhvillimin perspektiv të këtij sektori në të ardhmen.

Në këtë kuadër të zhvillimit në tërësi të porteve të peshkimit, Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit dhe Ministrinë e Mbrojtjes për të përgatitur programet e zgjerimit të porteve të peshkimit edhe në Shëngjin e Sarandë.

Investime të tjera të rëndësishme janë bërë në Lin të Pogradecit, të tjera po bëhen në Kavajë, në Zogaj të Shkodrës etj.

Siç e shihni kemi një politikë dhe një projekt reformash që po e ndryshojnë çdo ditë edhe humorin e peshkut shqiptar, për të cilin uroj që të bjerë më shpejt në xhepa e rrjeta.
Prandaj qëllofshi sëbashku!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›