E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano, ka marrë pjesë sot në një aktivitet në Portin e Durrësit, ku për herë të parë është realizuar shpërndarja e karburanteve pa akcizë për anijet e peshkimit. K

Kryeministri Fatos Nano, ka marrë pjesë sot në një aktivitet në Portin e Durrësit, ku për herë të parë është realizuar shpërndarja e karburanteve pa akcizë për anijet e peshkimit.

Ky hap ka përmbushur në mënyrë përfundimtare premtimin e dhënë nga Kryeministri Fatos Nano disa muaj më parë në qytetin e Vlorës për mbështetjen dhe reformimin e sektorit të peshkimit edhe përmes heqjes së akcizës së karburanteve.

Nismat e ndërrmarra nga Qeveria Shqiptare për të mbështetur sektorin e peshkimit në Shqipëri, do të sjellin një impakt pozitiv në arritjen e standarteve të kërkuara të prodhimit dhe eksportimit të tij, si në tregun e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Kryeministri Fatos Nano në këtë ceremoni ka shpërndarë faturën e parë tatimore të shitjes së naftës pa akcizë.Çmimi i lehtësuar i naftës në sektorin e peshkimit do të ketë një kosto financiare për Qeverinë Shqiptare prej 4 milionë dollarësh.

Kjo iniciativë e mbështetjes së sektorëve të bujqësisë dhe ushqimit po shoqërohet edhe me heqjen e akcizës së karburanteve për makineritë dhe paisjet bujqësore si dhe serat.

Gjithashtu në kuadër të ndihmës dhe mbështetjes që Qeveria Shqiptare po ofron për sektorin e peshkimit përmendet edhe vënia në zbatim e Projektit Pilot të Zhvillimit të Peshkimit me një vlerë prej 6.6 milion dollarë, si dhe rehabilitimet e infrastrukturës portuale në portin e Sarandës, Vlorës etj.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe ministri i Financave Arben Malaj, Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Agron Duka, deputetë të zonës, përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe drejtues e punonjës të sektorit të peshkimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›