E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas bisedimeve midis delegacioneve zyrtare, në prani të Kryeministrit shqiptar Fatos Nano dhe atij turk Recep Tayyip Erdogan, është nënshkruar nga ministrat e Transportit të të dy vendeve MarrÃ

Pas bisedimeve midis delegacioneve zyrtare, në prani të Kryeministrit shqiptar Fatos Nano dhe atij turk Recep Tayyip Erdogan, është nënshkruar nga ministrat e Transportit të të dy vendeve Marrëveshja detare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Kjo marrëveshje përbën një element më shumë në zgjerimin e bazës ligjore në bashkëpunimin dypalësh. Ajo ka për qëllim krijimin e kushteve lehtësuese për transportuesit e të dyja vendeve dhe përcakton rregulla të plota dhe të detajuara për zhvillimin e transportit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, duke krijuar kushte të favorshme për shkëmbimin e mallrave dhe të udhëtarëve, të grupeve të ndryshme turistike, kulturore e sportive dhe zhvillimin e turizmit ndërmjet dy vendeve. Marrëveshje krijon gjithashtu hapësira për licensimin e shoqërive shqiptare dhe turke për të operuar në linja të rregullta detare, për bashkëpunimin ndërmjet kantiereve detare dhe riparimin e anijeve.

Dy Kryeministrat kanë përshëndetur nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme në fushën e transportit detar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›