E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kam marrë kredi në bankë për fushatën zgjedhore

25/05/2005  Andis Harasani thotë se punësimi dhe rrugët janë prioritetet e tij

Zoti Harasani, duke parë se fushata elektorale pritet të fillojë, mund të zbardhni për gazetën “Metropol” se ku do të mbështetet fondi që do të përdorni si kandidat i PS?

Fushatën time elektorale do të zhvilloj me një kredi bankare, që e kam marrë para 12 ditësh nga Raifaizen Bank. Kjo është një kredi personale në emrin tim. Nuk besoj se duhet të bëj publike sesa është shuma e kredisë, por çdo kush mund të shkojë atje dhe të marrë vesh se sa është kjo shumë. Është një kredi tregtare, që unë kam marrë duke lënë si garanci shtëpinë e prindërve të mi.

Cilët do të jenë sloganet tuaja për 30 ditët e fushatës?

Sloganet që do të përdor në fushatën elektorale do të jenë ato që ka paraqitur dhe Partia Socialiste. Gjithashtu, do të kem dhe slogane personale, që për mua është akoma herët që t’i publikoj, pavarësisht për respektin që kam për gazetën “Metropol”. Besoj se ka një diferencë mes meje dhe kandidatit të partisë, të ashtuquajtur demokrate të Shqipërisë, pasi unë respektoj Kodin Elektoral, nuk mund të filloj fushatën përpara nga sa ky kod e lejon. I propozoj Presidentit të Shqipërisë që të shikojë këtë lëvizje të kandidatëve, të cilët duhet të resektojnë datën e fillimit të fushatës elektorale. Në mënyrë që kjo fushatë të jetë sa më etike si për kandidatin ashtu dhe për partinë. Jo si kandidati i PD-së në zonën time, i cili para disa kohësh mbushi të gjitha shtyllat me disa fotografi, të cilat përveç faktit që trembën fëmijët e lagjes, nuk e di se çfarë efekti tjetër ka sjellë.

Cila do të jetë platforma juaj për zonën, në rast se fitoni zgjedhjet?

Personalisht, nuk besoj te fjalët që thuhen se është kjo strategji për zonën, apo është ajo strategji, pasi për mua është hera e parë që kandidoj dhe po dëgjoj shumë premtime boshe. Kandidati i PD-së, zoti Shaban Memia, ka të njëjtat premtime, të cilat ai i ka përdorur që nga viti 1996, 1997, 2001 dhe 2005, janë identikisht të njëjtat. Por, ajo që ka ndryshuar për këtë kandidat janë vetëm zonat e kandidimit. Siç e dimë ai ka lëvizur nga një zonë elektorale në një tjetër dhe nuk ka kandiduar dy herë në të njëjtën zonë. Gjithashtu kam përballë dhe një kandidat nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Ardian Dule, është djalë i mirë, nuk kam ndonjë koment për të. Do t’i bëja thirjë të gjithë votuesve për zotin Dule në këtë zonë se vota për kandidatin e LSI-së do të ishin vota për Berishën. Unë i bëj thirrje elektoratit që të vlerësojnë kandidatët nga çfarë ata i ofrojnë zonës. Ndërsa kundërshtari im real, është zoti Shpëtim Rroqi, i cili i përket LZHK-së, dhe është parqitur me një platformë të djathtë përballë të majtës. Zoti Memia në këto zgjedhje është paraqitur me një platformë socialiste, madje do të thosha komuniste.

Cilat janë problemet që ka zona juaj dhe si i mendoni rezultatet e Tiranës?

Problemet janë shumë, por unë do të përpiqem të zgjidh problemin e punësimit. Aktualisht kam afruar tri firma të huaja, një amerikane, një italiane dhe një austriake, që disa ditë më vonë do të marrin në punë shumë banorë të zonës. Problem tjetër është insfrastruktura, arsimi etj. Aktualisht kam shtruar disa rrugë, do të vazhdoj të shtroj dhe disa të tjera. Gjithashtu do të kujdesem që në bashkëpunim me minibashkinë të pastrojmë zonën nga mbeturinat. Sipas të dhënave që ka PS, rezultatet në Tiranë do të jenë 10 me 2 ose 9 me 3 për PS-në.

Andis Harasani

Arsimimi: Fakulteti i Ekonomisë, dega “Ekonomiks”, Universiteti i Tiranës, Shqipëri.

Fakulteti i Jurisprudencës, dega Juridik, Universiteti i Tiranës, Shqipëri.

ACIB – “Associate Chartered Institute of Bankers”, Londër, Angli

Eksperienca: 8 vjet - Bankier tregtar 3 vjet - Drejtor i Përgjithshëm i sh.a.KESH

Gjuhët: Anglisht, italisht, rusisht

Eksperienca: Shqipëri, Kosovë, Hungari, Itali, Greqi, Maqedoni, Rusi.

Kualifikimet:

Bankier me eksperiencë tregtare e ndërkombëtare, me menaxhim të gjërë në kredi,

shqyrtim huaje, ristrukturim borxhi, kapital ndërmarrjeje dhe në aktivitete tregtare

e bankare me rrezik të lartë, që përfshijnë një korporatë.

Në pozicionet si tregtar-ndërkombëtar, i specializuar në aktivitete që perfshijnë: strukturimin e departamentit të kredisë dhe funksionet e ristrukturimit të borxhit, krijimin dhe zbatimin e politikave dhe procedurave të kredisë; shërbej në departamente dhe komitetet e kredisë; kontrolloj aktivitetet me vlerë; strukturoj dhe negocioj për lehtësira krediti afatshkurtër dhe afatgjatë; inicioj dhe kontrolloj programe trajnimi për kredi dhe ristrukturim borxhi.

Kam marrë pjesë në mënyrë aktive në grupet e menaxhimit për ndërtimin e katër

bankave tregtare.

Eksperienca profesionale·

Tetor 2002 – në vazhdim 2005.

Drejtor i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjenike Shqiptare

12000 punonjës në varësi, Euro 600 milionë në shitje.

Përgjegjësitë:

Ristrukturimi i kompanisë, që përfshin divizionet, të cilët po orientohen drejt

decentralizimit.

Reforma në aktivitetet e burimeve njerëzore të kompanisë dhe marrëdhëniet e

saj publike.

Rritja e fitimeve të kompanisë dhe përmirësimi i përgjithshëm i treguesve të saj

teknikë dhe financiarë.

Maj 2001 – shtator 2002

Këshilltar financiar pranë “Deloitte & Touche” CE, Pragë, Republika Çeke, në projektin e saj

“Kosovo Business Finance Fund”, Prishtinë, Kosovë.

Pozicioni: Drejtues huaje.

Përgjegjësitë:

Kryetar i grupit për pesë shoqëri huadhënëse lokale kosovare, përgjegjëse

për zhvillimin e portofolit të huave të ndërmarrjeve huadhënëse të vogla dhe

të mesme (SME) anembanë Kosovës.

Detyrimet: në punën e trainimit të shoqërive huadhënëse në bazat

e proçesit të vendimarrjes të kredisë, duke përfshirë thirrjen e klientit; në analizën e

gjendjes financiare, të procesit të huadhënies dhe dokumentacionit, të prezantimit të i

rekomandimeve të huadhënies te komitetet e kreditit KBFF dhe fillimin e

monitorimit të ripagesës së borxhit, duke përdorur mikro-teknikat e huadhënies.

Aktivitetet e huadhënies ishin nën mbikëqyrjen e projektit të USAID-it,

drejtuar nga “Deloitte and Touche”, për të asistuar në zhvillimin e infrakstrukturës në

Kosovë, në sektorin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, sidomos për importimin e produkteve zëvendësuese.

Prill 2001 – Shtator 2002

“Deloitte Touche”, Evropa Qendrore.

Këshilltar financiar

Përgjegjësitë:

Mbikqyrje e përgjithshme e operacioneve të menaxhimit “cash” të gjashtë

kompanive private me qendër në Itali, Greqi, dhe Maqedoni, që operojnë në

Shqipëri, në ndryshimin e financës, tregut të parave, marketingut, huamarrjes,

dhe operacioneve të përgjithshme etë përditshme me klientët.

Shtator 1999 – Maj 2001

Lektor i Ekonomiksit dhe Marketingut në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e

Tiranës.

Gusht 1998 – mars 2000

“Albanian American Enterprise Fund” (AAEF) Tiranë, Shqipëri.

Pozicioni: Drejtues investimesh

Përgjegjësitë:

Kryetar i grupit për 15 drejtues huadhënës me përgjegjësi për zhvillimin e

portofolit të huave të ndërmarrjeve huadhënëse të vogla dhe të mesme (SME)

anembanë Shqipërisë.

Detyrimet: llogaritja e oportuniteteve të invesimit për fondin e sipërmarrjes prej 30 milionë $ në Shqipëri dhe ndërveprimi i ngushtë me sipërmarrës shqiptarë për të vlerësuar strategjitë e biznesit, testimi i aftësive manaxhuese, krijimi i borxhit të realizueshëm dhe përgatitja e propozimeve të projekteve për parashtrim te Bordi i Drejtorave të AAEF në Nju Jork; mbikëqyrja e dokumentacionit ligjor duke ndjekur realizueshmërinë dhe investimet e huadhënies; monitorues i projektit, duke përfshirë rimbursimin e fondeve të aprovuara dhe asistencën teknike.

Gjatë kohës që kam punuar për AAEF, gjithashtu jam marrë me:

krijimin e modeleve komplekse kompjuterike të përdorura për parashikimin financiar dhe vlerësimin e performancës.

Zbatimin e sistemeve të llogaritjes, këshillimin në ristrukturimin e borxhit si në “cash”, inventar dhe menaxhimin e pagueshëm.

zbatimin e strategjive të investimeve afatgjatë.

këshillime për bashkëpunëtorët e rinj të AAEF.

Xhiroja vjetore – 85 milionë $

Gusht 1998 – Dhjetor 2000:

“Ramco International”, Ltd, Shqipëri

Pozicioni: Drejtor menaxhimi

Përgjegjësitë:

Zhvillimi dhe zbatimi i të gjithë proçedurave të brëndëshme përkatëse, krijimi i një rrjeti klientësh dhe gjetja e klientëve të rinj; i ngarkuar për politikat e punësimit dhe burimeve njerëzore, për përgatitjen e raporteve përfundimtare për audituesit dhe drejtuesit.

Gusht 1997 – Korrik 1998

“Trans-Republics Trade & Investment Company”, Inc. Moskë, Rusi.

Pozicioni: Drejtor finance

Përgjegjësitë:

Mbikqyr, analizon dhe bën prezantimin tek aksionerët për të gjithë aktivitetin e kompanisë në Rusi; zhvillon dhe zbaton gjithë proçedurat e brëndshme kontabiliste në përputhje me RAP (Russian Açounting Principles) and GAAP; mbikqyr stafin e trainimit; përgatit raportet financiare për audituesit dhe drejtuesit.

Xhiroja vjetore – 450 milionë $

Shtator 1997 – Korrik 1998:

“Soyuz Financial House”

Pozicioni: Analist

Përgjegjësitë:

Mbikëqyr, analizon dhe prezanton tek aksionerët gjithë aktivitetin e kompanisë në Rusi; analizon portofolin e kompanisë dhe i jep rekomandime institucioneve financiare; zhvillon dhe zbaton të gjitha procedurat e kontabilitetit të brendshëm në përputhje me RAP (Parimet Ruse të Kontabilitetit) and GAAP si dhe mbikqyr trainimin e stafit; përgatit raportet financiare për audituesit dhe drejtuesit.

Prill 1996 – Korrik 1997

“Fondi Amerikan”, Shqipëri.

Pozicioni: Drejtues investimesh

Përgjegjësitë:

Vlerësimi i mundësive të investimeve të Fondit prej 30 milionë $ në Shqipëri dhe bashkëpunimi i ngushtë me ndërmarrje shqiptare për të vlerësuar strategjitë e biznesit; testimi i teknikave të manaxhimit, krijimi i një portofoli financimi fizibël dhe përgatitja e projekt-propozimeve për pranimin në Bordin Drejtues të Fondit Amerikan në Nju Jork; mbikqyrje e dokumentacionin ligjor të investimeve, monitori i projektit, duke përfshirë disbursimet e fondeve të aprovuara dhe asistencën teknike të nevojshme.

Projektet kryesore individuale:

-Përgatitja e planit të biznesit për krijimin e Bankës së parë private amerikane në Shqipëri. Përfaqësues i Fondit Amerikan në proçesin e marrjes së liçensës nga Banka Qëndrore. Vlera e projektit 3 milion $.

-Pjesëmarrës në grupin e menaxhimit, përgjegjës për planifikimin dhe zbatimin e shërbimit të depozitave për Fondin Anglo-Adriatik të Investimeve dhe për Fondin e Parë të Investimeve në fillimet e aktivitetit të tyre në Shqipëri.

-Përgatitja dhe ndjekja e zbatimit të projektit të tregtimit të mallrave; vlera e projektit, 2 milionë $.

-Përgatitja e draft-procedurave operacionale për funksionimin e institucioneve ndërmjetëse financiare në Shqipëri

·Korrik 1992 – Qershor 1994

Banka Arabe-Shqiptare.

Pozicioni: Manaxher finance.

Anëtar i Bordit drejtues të:

INSIG – Kompania kryesore e sigurimeve në Shqipëri.

IDA – Kompania e vetme e distribucionin të filmit në Shqipëri.

DENA – Shoqata shqiptare e përpunimit të të dhënave

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›