PS denoncon mitingun e PD në OSBE
25/05/2005 Hapja e fushatës
Drejtuesit e Partisë Socialiste i kanë dërguar një letër Prezencës së OSBE dhe ODIHR, në të cilën Partia Demokratike, për shkelje të Kodit Zgjedhor, duke shpallur hapjen zyrtare të fushatës përpara datës së përcaktuar me ligj. "Shqipëria është një shtet i lirë dhe demokratik. Si i tillë, zgjedhjet e lira, të ndershme dhe në përputhje me ligjin, janë themelore për të vazhduar që t'i demostrojmë botës këtë fakt. Prandaj, nuk ka asgjë më të rëndësishme në një demokraci sesa respektimi ligjor i procesit zgjedhor nga të gjitha palët. PS, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, është e vendosur të veprojë në bazë të ligjit, për t'u garantuar të gjithë qytetarëve që zgjedhjet do të jenë të drejta, të lira dhe demokratike. Pikërisht për këtë arsye, është tepër shqetësues fakti që, mjaft përpara fillimit zyrtar të fushatës elektorale, partia kryesore opozitare, PD, ka shkelur ligjin, duke lajmëruar hapjen zyrtare të fushatës në sheshin kryesor të Tiranës më 21 maj 2005. Kodi Elektoral, në nenin 133, shprehet qartë se "fushata elektorale fillon 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve dhe mbaron në orën 24.00 të së premtes, përpara datës së zgjedhjeve", thuhet në letrën e PS. Letra vijon me faktin se Kodi Elektoral nuk parashikon sanksione apo detyrime të qarta për të tilla dhunime, "por, sidoqoftë, ne besojmë se denoncimi publik shoqëruar edhe me përfshirjen formale të prezencës së QSBE në Shqipëri, mund të kontribuojë në kthimin te respektimi i ligjit, duke e risjellë procesin brenda kuadrit ligjor".