Shqipëria në NATO, sa rritet paga baze e ushtarakeve
Prokuroria ka ngritur padi penale ndaj dhjetëra “dezertorëve”. Shqipëria ende me legjislacionin dënues të trashëguar
Transformimi në ushtri të vogla profesioniste për vendet e vogla dhe të varfra, siç është dhe Shqipëria, ekspozon problemin serioz të kostove. FA dikur të afta për të furnizuar ushtri të mëdha me bazë shërbimin e detyruar ushtarak, duhet të aftësohen për të përballuar forca të rregullta, shumë më të vogla e të mirëpajisura. Kostoja shumë e lartë e forcave të rregullta, bazuar në forcat profesionale, rrjedh nga tre faktorë: personeli, pajisjet dhe mbajtja e tyre. Ushtritë e së ardhmes duhet të jenë më elastike, më të lëvizshme dhe më të afta për t’u mbajtur dhe jashtë vendit, prandaj kostoja e tyre do të rritet dhe madhësia e forcës që mund të përballohet do të zbresë. Në fakt, kostoja e mbajtjes së forcave të tilla, që mund të përdoren si për paqeruajtje apo për luftëra rajonale, mund të rezultojë më e madhe sesa ajo e mbajtjes së forcave të rekrutuara gjatë Luftës së Ftohtë. Sa më e vogël të jetë forca ushtarake kombëtare, aq më e madhe parashikohet të jetë sasia e buxhetit të caktuar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe infrastrukturën e shtabeve të tyre. Transformimi i Forcave tona të Armatosura në periudhën e pas viteve ’90 është shoqëruar me kosto të shumta sociale, politike dhe ekonomike. Këto kosto të transformimit, nga një ushtri masive e tipit lindor në një ushtri të vogël të tipit perëndimor, sot janë transpozuar në kosto të integrimit në NATO, që në një perspektivë të afërt parashikohet të jenë akoma më të mëdha.
Jemi në NATO, por dezertorët i kemi çdo muaj nëpër gjykata, në gjyqe që zgjatin ndonjëherë edhe një vit. Janë të paktën 3 raste të regjistruara së fundi në Gjykatën e Tiranës, ku tre shtetas akuzohen nga prokuroria për dezertim. Ndonëse fryma e vendeve anëtare të NATO-s synon drejt një ushtrie profesioniste (me ushtarë të paguar dhe vullnetarë) në Shqipëri shteti duket se paguan shpeshherë kostot e gjyqeve të dezertimit. Ende Shqipëria funksionon me ligjet e vjetra, një pjesë e të cilave bazohen në epokën e kuqe, ku ushtria jo vetëm ishte një detyrim i pashmangshëm, por kur dhe dezertimi kishte pasoja të mëdha. Ushtria shqiptare mbylli kapitullin e aderimit në NATO dhe hapi kapitullin e reformimit të shpejtë të saj, ku një nga masat e para që do të ndërmerret do të jetë ajo e shndërrimit të Ushtrisë shqiptare në një “korporatë” me punonjës profesionistë. Por, ndonëse nën ethet e reformimit, Ushtria shqiptare shënon disa raste të përsëritura të gjyqeve me dezertorët.
Planet
Për ushtarët profesionistë Ministria e Financave ka bërë gati rritjen e pagës bazë nga 35 mijë në 40 mijë lekë. Procesi i krijimit të ushtrisë profesioniste do të jetë një proces i ndarë në faza: në vitin 2010 do të krijohet grupi i parë me 300 ushtarë profesionistë, të cilët do të jenë grupi i parë i ushtarëve që do të paguhen me kontrata të rregullta pune. Natyrisht ata do të paguhen jo si në rastin e ushtarakëve tanë që kryejnë misione në Irak, Bosnjë e gjetkë (të cilët paguhen edhe nga OKB-ja), por do të paguhen edhe për shërbimin që do të kryejnë në vendin e tyre si profesionistë. Projekti përfshin një periudhë trevjeçare pranimi me nga 300 ushtarë, duke bërë që gradualisht të rritet numri i ushtarëve me pagesë deri në mbylljen finale të këtij procesi që mund të zgjasë 10 deri në 15 vjet. Tashmë Shqipëria e ka bazën ligjore dhe të gjithë ushtarët profesionistë do ta kenë moshën e shërbimit deri në 50 vjeç. Nga ana tjetër, një i ri, i cili do të zgjedhë të ketë profesion shërbimin në ushtri, do të ketë edhe një sërë lehtësirash dhe ndihmesash nga ana e Forcave të Armatosura. Një pjesë e vogël e të rinjve, momentalisht, janë ushtarë me pagesë duke e pasur shërbimin si një profesion dhe kanë shërbyer në përbërje të forcave të paqes nëpër botë.
Armatimi, kosto e lartë dhe vështirësi në përzgjedhje
Nuk do të jetë i lehtë rinovimi i armatimit në Shqipëri pasi ky do të jetë një proces shumë i kushtueshëm, ndërsa vetëm në vitin 2006 qeveria shqiptare bëri të mundur që shpenzimet ushtarake të ishin sa 2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nga ana tjetër, në krye të pesë viteve të ardhshme kjo shifër mund të shkojë edhe 3.5 për qind nisur nga prioritetet absolute që ka sot vendi ynë si vend anëtar i NATO-s. Në analizën studimore të Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me ekspertë të NATO-s, është konkluduar se Shqipëria aktualisht ka resurse kombëtare të mbrojtjes të kufizuara dhe përparësi kritike të përcaktuara. Përparësi nga ana e qeverisë i është dhënë përdorimit të resurseve kryesore kombëtare për zhvillimin e ekonomisë, arsimit, shëndetit publik, infrastrukturës, çështjeve sociale, si dhe forcimit të institucioneve demokratike që do të ndikojnë ndjeshëm edhe në shkallën e sigurisë së vendit. “Në pjesën më të madhe pajisjet nuk janë përmirësuar nga ana cilësore. Inventarët shumë të mëdha, me pajisje të vjetra e të ndryshkura, sistemet joadekuate të logjistikës, si dhe keqmenaxhimi i inventarëve dhe pajisjeve, të gjitha prodhojnë kosto infektive mjaft të larta për ushtrinë tonë me resurse të kufizuara”, - shkruhet në studim. Çfarë armatimi do të duhet të blejë Shqipëria?! Sot ende askush nuk di ta thotë me siguri pasi në Shqipëri nuk ka një plan imediat për riarmatim. Këto blerje me siguri që tashmë do t’u nënshtrohen një strategjie që ekspertë shqiptarë dhe ata të NATO-s janë duke përpiluar për të përcaktuar prioritetet. “Shqipëria nuk ka prokuruar ndonjë sistem madhor armatimi që nga viti 1976 dhe nuk ka një përqasje sistematike për të blerë pajisje të sofistikuara për mbrojtjen. Ushtria shqiptare i ka shtyrë investimet kapitale sinjifikative deri në 2015-n, duke pasur parasysh kufizimet në burime dhe përparësitë e reformës. Sidoqoftë, ajo do të bëjë blerje të vogla pajisjesh dhe ka planëzuar të marrë pajisje më të reja në këtë periudhë integrimi, ndërsa ato vihen në dispozicion nga programet bilaterale dhe NATO-s”, - përcakton studimi i Ministrisë.
Buxheti për mbrojtjen, nuk ka një plan afatgjatë për natyrën e shpenzimeve
Studimi i kryer nga Ministria e Mbrojtjes në prag të aderimit në NATO ka theksuar se Shqipëria duhet të ketë si prioritet të sajin hartimin e një metodologjie standarde mbi mënyrën e shpërndarjes buxhetore për Forcat e Armatosura. Shifrat lidhur me buxhetin e mbrojtjes janë rishikuar çdo vit si pjesë e një programi afatmesëm, por Ministria e Mbrojtjes gjithnjë ka marrë më pak nga sa ka parashikuar. P.sh., për vitin 2004, buxheti i mbrojtjes, sipas përcaktimit të bërë në dokumentin e Politikës së Mbrojtjes të vitit 2000, parashikohej të ishte 13 milionë lekë. Në realitet, Ministria e Mbrojtjes mori 10.374 milionë lekë apo 1.35 për qind e GDP-së, që duket se është mjaft larg nga shifra e mësipërme. Për më tepër, nga Ministria e Financës, që i disburson fondet Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat e Armatosura, në mënyrë të rregullt, çdo vit marrin 40-60 për qind të fondeve të kërkuara. Kjo ka çuar në reduktimin e shumë prej veprimtarive të planifikuara në të gjitha shërbimet e ushtrisë. Për vitin 2006, me një angazhim më të madh të Ministrisë së Mbrojtjes, qeverisë dhe Parlamentit, u sigurua rritja prej 0.1 për qind e GDP-së dhe buxheti i mbrojtjes aktualisht është 14.169 milionë lekë, apo 1.57 për qind e GDP-së. Përsëri, shifrat e mësipërme janë larg kërkesave për financim të FA-së, të paraqitura nga Ministria e Mbrojtjes. ”Për përcaktimin se cila nga alternativat e shpërndarjes buxhetore është më e saktë duhet ndërmarrja e studimeve në këtë drejtim, duke marrë në konsideratë edhe faktin se autoritetet shqiptare dhe këshilltarët e huaj, duke marrë parasysh ndryshimet e kohëve të fundit në sigurinë rajonale, kërkojnë pritje më realiste të buxhetit të Mbrojtjes, bazuar në mirëqenien ekonomike të Shqipërisë”, - thekson studimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
13 Shtator 2009