"Kamberi", prokuroria: Faktet flasin për vrasje
Denoncuesi i skandalit të mbivendosjes së pronave në fshatin Kashar në periferi të Tiranës, Gani Kamberi, dyshohet se është vrarë. Faktet dhe provat e organit të akuzës flasin për vrasje, ndryshe nga versioni i Policisë së Tiranës, e cila saktësonte se 50-vjeçari është vetëvrarë me pistoletë TT. Burime të konfirmuara nga grupi hetimor deklarojnë se Mjekësia Ligjore do të përcaktojë zyrtarisht shkakun vdekjes të të ndjerit Kamberi. Ky i fundit, sipas prokurorisë, është një nga denoncuesit e mbivendosjes së pronave, pasi kryekomunarët e Kasharit i kanë shitur truallin prej 9 mijë metrash katrorë. Ndër provat e tjera të organit të akuzës janë edhe dëshmitë e familjarëve të tij, të cilët pretendojnë se njeriu i tyre i dashur është ekzekutuar. Dy ditë më parë, policia këmbënguli se kjo ngjarje ishte vetëvrasje.