E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kambisti iu rimerr grabitësve çantën

 

SHKODER - Duel ndërmjet dy grabitësve dhe një kambisti për çantën e lekëve të këtij të fundit. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:30 në lagjen “Xhabiej” të Shkodrës. Kambisti me inicialet F.E po udhëtonte me një mjet tip Benz, me targë SH 4175 D. Gjatë rrugës ai është ndaluar për të blerë diçka. Në këtë moment, dy personat të hipur në një motor janë afruar te makina dhe kanë futur dorën në xhamin e parë të pasagjerit, që ishte e hapur, duke rrëmbyer që aty një çantë. Pas këtij veprimi, ata u larguan me shpejtësi. Kur kambisti vuri re atë që kishte ndodhur, vrapoi duke ndezur makinën dhe u vu në ndjekje të tyre. Pas 100 metrave larg nga vendi i ngjarjes, ai u është afruar duke i goditur nga pas me makinë. Ata janë rrëzuar dhe kur kampisti do të zbriste nga makina, lanë motorët dhe çantën dhe u larguan me vrap.                 r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›