E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, mister hajdutët e klinikës

 

SARANDE – Policia shoqëron 15 persona për grabitjen e klinikës optike mëngjesin e së martës. Megjithëse ka sekuestruar kasetat filmike të kamerave të sigurisë, fakti se tre autorët ishin me maska nuk ka ndihmuar hetuesit në identifikimin e tyre. Por, ndërsa ka mbetur mister kjo ngjarje, dy raste të tjera vjedhjesh u regjistruan ndërsa gdhihej e mërkura në qytetin turistik të Sarandës. Pronari i një hoteli në qendër të qytetit denoncoi dje në polici vjedhjen e dy motorëve, pronë e një grupi motoristësh italianë. Pesë motoristët kishin qëndruar në hotel atë natë, duke parkuar para motorët e tyre. Por, sipas rojës, gjatë natës dy persona kanë shkuar duke i kërkuar dy motorë, pasi “ishin të tyret”. Vetëm në mëngjes është konstatuar se bëhej fjalë për një grabitje. Një tjetër tentativë u regjistrua në një tjetër biznes, por pikasja e pronarit nuk përfundoi në grabitje. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›