“Qeveria, bashkëpunim për zgjedhjet”
Dy zyrtarët e lartë të OSBE-së dhe ODIHR-it kanë lëshuar një deklaratë nga Varshava, në të cilën i kërkohej qeverisë shqiptare bashkëpunim për procesin zgjedhor të 28 qershorit 2009. Ata kërkojnë zbatim të plotë të të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe bashkëpunim i ngushtë me misionin ndërkombëtar të ODIHR-it. Lenarçiku dhe Grosruku theksuan “rëndësinë që kanë zgjedhjet e ardhshme për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe për integrimin e mëtejshëm të vendit në strukturat evropiane. Bashkëpunimi dhe partneriteti i ngushtë mes ODIHR-it dhe OSBE-së, do të jetë thelbësor”, thuhet në deklaratë.