Kameni drejt Malagas

Espanyoli ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me portierin Carlos Kameni për shkëputjen e kontratës së tij duke e liruar reprezentuesin kamerunas të nënshkruaj me Malagan.
27 vjeçari Kameni luajti shtatë sezone e gjysmë për Espanyolin por nuk u paraqit në asnjë ndeshje këtë sezon pasi portieri argjentinas Cristian Alvarez është konsideruar si titullar.
Kameni ka pranuar 291 gola në 222 ndeshje të La Ligas dhe ndihmoi ekipin të fitojë Copa del Rey më 2006. Ai pritet që së shpejti të kalojë te rivali Malaga.