E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe QPR kërkon Tevezin

Queens Park Rangers ka konfirmuar interesimin për transferimin e sulmuesit të rebeluar të Manchester Cityt, Carlos Tevez, edhe pse pronari Tony Fernandes ka pranuar se arritja e marrëveshjes do të jetë mjaft e vështirë.

Tevez kërkohet edhe nga Milan dhe Inter por garës i është bashkuar edhe QPR.

“Kurrë nuk i dihet por është mjaft vështirë. Ai është njëri prej futbollistëve më të paguar në Premierligë dhe mendoj se është përcaktuar të shkojë në një shtet tjetër” tha Fernandes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›