E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho mbron Ronaldon

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho i është kundërpërgjigjur kritikave ndaj Cristiano Ronaldos.

Pavarësisht 112 golave të tij në 115 ndeshje për Los Blancos, Ronaldo është vënë nën presion nga tifozët e klubit të cilët e vërshëllyen në ndeshjen e javës së kaluar kundër Granadas. Por, Mourinho i doli në mbrojtje yllit të skuadrës së tij.

“A i keni shikuar statistikat e sulmuesve kryesor të skuadrave të tjera? Në pesë vite ata nuk kanë bërë atë që bëri Ronaldo brenda një viti. Është fjala për një fitues të Topit të Artë. Këpucës së Artë. Është vetëm një futbollist që ka shënuar më tepër se Ronaldo e ai luan në Afganistan ose Kazakistan, nuk jam i sigurt” deklaroi Mourinho për mediat spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›