Roma transferon Marquinhon

Sipas medieve italiane, Roma ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Fluminenses, Marquinho në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.
25 vjeçari Marquinho është mesfushor i krahut të majtë dhe pritet t’i ndihmojë Giallorossëve në pjesën e dytë të edicionit. Transferimi po ashtu thuhet se do të përfshijë opsionin për blerjen e tij definitive gjatë verës.
“Ai është mesfushor i krahut të majtë, është i shpejtë, ka fizik të mirë dhe ka goditje të sakta” tha menaxheri i FIFA-s, Sabatino Durante për Vocegiallorossa.it.