E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamera gjatë numërimit të votave

Autori i Lajmit: red.
Numërimi i votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 duket se do të bëhet nën vëzhgimin e kamerave. Kjo është mesatarja e gjetur mes palëve pas diskutimeve për komisione politike apo apolitike. Mësohet se trupat e administrimit do të jenë sërish politike, por mekanizmi që rrit transparencën në numrimin e votave dhe që mendohet të aplikohet për herë të parë do të jetë një kamera e vendosur në tryezën e numërimit të votave në komsionin zonal zgjedhor, e cila do të jetë e lidhur me një monitor relativisht të madh të vendosur në një vend ku të shihet nga të gjithë. Çdo votë që numërohet drejtohet në kamera dhe ajo shfaqet në monitor. Palët e interesuara, edhe nëse nuk janë të përfaqësura në grupet e numërimit do të kenë mundësi që përmes monitorit të kontrollojnë çdo votë gjatë numërimit. I gjithë procesi i numërimit do të regjistrohet. Nëse palët do të kenë kontestime, kasetat me materialet filmike mund t i përdorin si prova në proceset gjyqësore. Gjithashtu, mendohet që numri i anëtarëve të komisioneve në qendra votimi dhe numërimi të jetë 7 edhe sipas një rekomandim i OSBE dhe OHDIR. Ajo që merr përsipër të përmirësojë drafti i ri ligjor është gjithashtu edhe ndarja e mandateve, e cila këtë herë korrespondon me një numër të barabartë zgjedhësish, pavarësisht se numri i deputetëve në çdo qark ndryshon. Pra, numri i zgjedhësve që i korrespondon çdo deputeti do të jetë pothuajse i barabartë ose i përafërt, duke eliminuar një fenomen, i cili në zgjedhjet politike, që prej zgjedhjeve të vitit 1996 e këtej, është përdorur nga të gjitha partitë në pushtet për të bërë një hartë elektorale që të reflektonte më shumë bastionet e tyre politike dhe maksimalizuar në to numrin e deputetëve.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›