Kamera përgjimi në burgun e Durrësit
26/08/2009 Vendimi pas rasteve të përsëritura të gjetjes së drogës
DURRES- Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve ka vendosur të vendosë kamera përgjimi në çdo cep të Institutit të Vuajtjes së Dënimit në Durrës për të rritur në këtë mënyrë efektivitetin e monitorimit. Vendimi ka të ngjarë të jetë marrë pas rasteve të përsëritura të gjetjes së drogës brenda rrethimi të burgut që gjendet në të hyrë të Kënetës. Kjo qendër e vuajtjes së dënimit është përuruar më 27 janar 2009 dhe që nga ajo kohë forcat e sigurisë së brendshme dhe ato të shërbimit jashtë godine kanë kapur katër herë pako me drogë. Ndonëse të maskuara në qese farmaceutike, në paketë ambalazh të zbrazur apo edhe në mënyra të tjera policia ka arritur të kap sasi droge në porcione të ndryshme. Në asnjë rast nuk është bërë e mundur as identifikimi i personit shpërndarës të drogës dhe as porositësi që vuan dënim, ndërkohë që është folur edhe për bashkëpunim mes palëve. Për të shmangur dyshimet si dhe për të rritur garancinë në këtë institucion të rëndësisë së veçantë kanë nisur të vendosen 40 kamera. Drejtori i burgut në Durrës Avdulla Duka ka theksuar se bëhet fjalë për një sistem monitorimi modern që vendoset për të parën herë në qendra të heqjes së dënimit. “Çdo mjedis i brendshëm në këtë institucion si dhe pjesa e jashtme që është nën administrimin e drejtorisë është e monitoruar në 24 orë”,-ka thënë Duka. Godina është dhuratë e Klubit të Luanëve në krizën kosovare të vitit 1999, por për përshtatjen e saj në qendër edukimi e vuajtje dënimi si dhe për rehabilitimin e godinës së spitalit të të burgosurve në këtë qendër është investuar afro 300 milionë lekë. Janë 56 dhoma për të dënuarit dhe mjaft mjedise të tjera si palestër, sallë lojërash, bibliotekë, farmaci, klinikë dentare e sallë vizitash mjekësore, dhomë për konsultë me psikologë etj. Nën monitorimin e kamerave do të jenë jo vetëm qelitë dhe të dënuarit, por edhe vet personeli, i cili është nën vëzhgim nga momenti në hyrje të këtij institucioni e deri sa të lërë punën. E veçanta e këtij sistemi të ri të monitorimit është jo vetëm vëzhgimi në monitor në sallën e burgut, por edhe në një mjedis në Drejtorinë e përgjithshme të Burgjeve në lidhjen on-line. Ndonëse nuk është thënë asnjëherë zyrtarisht, për shpërndarjen e drogës në mjediset e burgut ka dyshime dhe mbahen nën survejim edhe punonjës të administratës dhe efektiva të shërbimit të policisë.