E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamera vëzhguese në spital

• BERAT – Pesë kamera do të monitorojnë spitalin rajonal të Beratit. Me qëllim shmangien e korrupsionit nga bluzat e bardha, drejtoria e spitalit ka realizuar vendosjen e kamerave vëzhguese në ambientet e tij.Sipas drejtorit Neritan Vito, monitorimi i brendshëm nëpërmjet kamerave ka dhënë frytet e veta për mbarëvajtjen e punës dhe ndalimin e veprimeve të papëlqyeshme që mund të ndërmarrin mjekët. Mësohet se kamerat janë vendosur në zyrën e drejtorit dhe nga një në çdo pavion, duke mbajtur në vëzhgim veprimet e personelit mjekësor dhe të pacientëve. Kjo është vlerësuar si mënyra për të shmangur abuzimet me detyrën, ndërsa qëllimi i vetëm i mjekëve do të jetë shërbimi ndaj pacientit. Pas këtij investimi pritet që së shpejti të vendoset në spital dhe rrjeti informatik, për të rritur nivelin e modernizmit të tij.  d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›