E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prençi: Masa shtesë në kufi me Kosovën

• KUKES - Vetëm pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, zv.ministri i Brendshëm, Genc Strazimiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, kanë fluturuar dje për në Kukës për të dhënë udhëzimet e reja në kuadër të rrethanave të reja që dalin në bashkëpunimin ndërkufitar. Në vizitën e tyre dy drejtuesit e lartë kanë kryer një takim me drejtorin, si dhe me oficerët e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës. Mësohet se tema e takimit ka qenë bashkëpunimi me policinë e Kosovës si dhe lufta kundër trafikut të paligjshëm në kufirin e gjelbër, implementimi i reformave në administratën e policisë etj. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka theksuar nevojën e masave shtesë në tërësi në Policinë e Shtetit për monitorimin e kufirit të gjelbër me shtetin kosovar.                                     j.h.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›