Kamerat e Augsburgut ne Tirane

Mes tyre edhe violinisti shqiptar Markeljan Kocibelli. I larguar nga Shqiperia drejt Gjermanise ne vitin 1992, ai punon ne orkestren e Filarmonise se Augsburgut.
Por luan edhe si solist ne Kameraten ne fjale, te cilen e solli ne Shqiperi me deshiren per te luajtur para publikut vendas.
“Kjo eshte puna qe bejme ne ne kohen e lire. Dalim jashte shtetit dhe udhetojme ne shume vende te ndryshme”, eshte shprehur Kocibelli.
Me dirigjent mjeshtrin Herman Meyer, “Kamersolistet e Ausburgut” interpretuan pjese nga Bach, Mozart, Marcello, Vivaldi dhe Schubert. Ndersa violinisti Kocibelli interpretoi si solist “Dimrin” e 4 stineve te Vivaldit.
Me 150 koncerte ne vende te ndryshme te botes, Kamerata e Augsburgut ne turneun e saj ne Shqiperi, pas Tiranes do te luaje ne Shkoder, Durres, Fier dhe Korce.