E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pr/ligji i spiunëve, PD tërhiqet për dy pika

Maxhoranca bën një hap prapa përsa i përket ligjit për hapjen e dosjeve. Ajo është tërhequr përsa i përket transparencës ku tashmë PD propozon që çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë vetëm dosjen e tij personale. 

TIRANE- Mazhoranca bën një hap prapa për sa i përket ligjit për hapjen e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Ndryshe nga një projekt i mëparshëm Partia Demokratike lajmëroi sot se ky proces do të përfshijë vetëm zyrtarët e lartë të institucioneve, deputetët dhe krerët e pushtetit vendor.
Po kështu shumica tërhiqet nga ideja e saj për ti bërë transparente këto dosje për të gjithë, duke vendosur kushtin që çdo shtetas ka të drejtë të kërkoj vetëm hapjen e dosjes së tij dhe të asnjë shtetasi tjetër. Mazhoranca ka kërkuar gjithashtu edhe votat e opozitës për të kaluar këtë ligj në parlament.
“Ne duhet ta konsiderojmë seriozisht përfshirjen e një elementi të ri në ligjin e figurës së pastërtisë së zyrtarëve të lartë, i cili kufizohej vetëm te zyrtarët e lartë. Është e rëndësishme se e drejta për tu njohur me dosjen e sigurimit, i takon çdo qytetari, çdo të persekutuari të regjimit komunist. Kjo është një e drejtë legjitime dhe duhet të përfshihet në ligjin në fjalë. I bëjmë thirrje dhe njëherë Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj Rama, të mos pengojnë, por të bëhen pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm”, u shpreh në fjalën e tij në një konferencë për shtyp Zëdhënësi i PD-së Aldo Bumçi.
Ligji për spiunët u kthye në mollë sherri midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në fund të sesionit të kaluar, ku komisioni i ligjeve nuk arriti dot të kalonte një variant përfundimtarë.
PD në draftin e saj kishte bërë klasifikimin e hierarkisë shtetërore që duhet verifikuar dhe kërkonte largimin e tyre nga detyra në raste se ata rezultonin të përfshirë.
Socialistët e quajtën projektin e demokratëve një ligj lustrimi dhe jo të hapjes së dosjeve për spiunët, por tashmë mbetet për tu parë nëse palët do të bien dakord dhe për faktin se nëse dosjet e spiunëve duhet të hapen edhe njëherë për ata zyrtarë të cilët kanë kaluar njëherë në këtë sitë për të cilët demokratët janë pro dhe socialistët e kundërshtojnë rihapjen e tyre.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›