E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga Has-Qafë-Prush prishet pa u inaguruar

Rruga Krumë-Qafë-Prush prishet ende pa u inauguruar. Cilësia e dobët e punimeve dhe moszbatimi i kritereve teknikeve të parashikuara në projekt, ka sjellë shkatërrimin e 17 km të kësaj rruge. 

KUKES- Viti 2007 duket se po shkon drejtë djegies jo për fajë të tenderimit pasi ka një vitë që punimet kanë filluar, por nga cilësia e dobët e punimeve. Firma nuk ka bërë ndërhyrje në shtresat e bazës. Sipas projektit para asfaltit duhej të hidheshin dy shtresa çakull që përbëjnë 40 cm trashësi. Asfalti nuk është përdorur sipas specifikimeve teknike. Shtresa e tij nuk është vendosur në trashësinë e kërkuar dhe të duhur. Trashësia duhej të ishte në të gjithë rrugën 6 cm, por në disa vende ajo është 2 cm e në disa raste të tjera shkon në 3 cm. Në asnjë vend nuk është vendosur shtresa stabilizuese. Moszbatimi i këtyre kritereve ka sjellë degradimin në këtë gjendje të kësaj rruge. Ky shqetësim shprehet edhe nga vetë banorët hasjan dhe shoferët që udhëtojnë përgjatë kësaj rruge
Rruga rrezikon të shtrohet si ato të emergjencave të fushatës pa përmbushur kriteret dhe standardet e përcaktuara në projekt. Ndërkohë burime pranë firmës “Geci” pohojnë se tashmë do të ribëhet edhe një herë asfaltimi i 17 km të rrugës. Por askush nuk e ngre këtë problem ku mbikëqyrësit e punimeve mbyllin njërin sy, për të mos parë cilësinë e punimeve, por duke u kujdesur vetëm që puna të mus ndërpritet pavarsishtë standardeve.(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›