Kurbin, arrestohet per tentative vrasjeje 72-vjecari

Policia e Kurbinit ka arrestuar 72-vjecarin Pjeter Mema, nga fshati Gjol i Zi i Komunes se Fushkuqes, pasi ka tentuar te vrase shtetasin Tom Lala, nga qyteti i Milotit.
Shkak per kete konflikt eshte bere nje pjese toke prej dhjete dynyme qe Lala kishte filluar ta punonte, pasi kishte fituar pronesine mbi te me vendim te formes se prere nga gjykata.
Por kete toke me pare e kishte zene me force Pjeter Mema, qe pretendonte pronesine si pronar i ri.
Me te vene re Lalen qe kishte hyre per te punuar token, sipas policise, Mema ka marre automatikun tip “Kallashnikov” nga shtepia dhe ka qelluar ne drejtim te tij.
I menjehershem ka qene edhe reagimi i policise se ketij rrethi e qe ka mberritur brenda pak minutash ne vendin e konfliktit, duke bere te mundur edhe shmangien e vrasjes dhe arrestimin menjehershem te 72-vjecarin.