E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali Italian i tregetisë. D’Elia: Ne partneri juaj kryesor

Nga Besian Ajazi
Italia është partneri kryesor i Shqipërisë në shkëmbimet tregtare. Kështu ka deklaruar ambasadori Italian ne Shqipëri Delia gjatë prezantimit të iniciativave promovuese në sektorin e kozmetikës. 

TIRANE- Brenda 6 mujorit të parë të këtij viti Italia dhe Shqipëria kanë kryer shkëmbime tregtare në vlerën e rreth 600 milion euro. Italia është partneri kryesor i Shqipërisë në shkëmbimet tregtare. Kështu ka deklaruar ambasadori Italian në Shqipëri Sabah Delia gjatë prezantimit të iniciativave promovuese në sektorin e kozmetikës të cilat do të zhvillohen në kuadrin e Festivalit Italian. Delia u shpreh se “Vëmendja e Italisë për rritjen e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë është reale dhe me baza të forta. Italia eksporton rreth 70 për qind të prodhimeve të saj në Shqipëri ndërsa kjo e fundit rreth 35 për qind”. Ambasadori Italian vijoi duke deklaruar se “Ekonomia shqiptare ka një rritje ekonomike vjetore me rreth 6 për qind duke përfaqësuar kështu vendin me rritjen më të madhe ekonomike në rajonin e Evropës juglindore. Përsa i përket festivalit Italian në Shqipëri, Delia tha se “ ky aktivitet synon rritjen e mundësive të bashkëpunimit të operatoreve tregtare mes dy vendeve, të cilat aktualisht janë të cilësisë së parë.” Kozmetika -tha Delia- është sektor përparimtar në ekonominë e një vendi. Festivali Italian i tregtisë do të çelet më 20 tetor dhe do të qëndrojë I hapur deri me 2 nëntor. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›