E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, takse edhe per dadot

Arka e tatimeve ne Shqiperi pritet te pasurohet se shpejti me nje takse te re, pas lajmerimit qe dha kryeministri ne mbledhjen e qeverise se profesioni i babysitter-it, ose sic e njohin shqiptaret i dadove, do te tatohet.

Lufta kunder informalitetit duket se tashme ne Shqiperi ka mberritur deri tek ky profesion, i cili edhe ne vendet me nje sistem te forte te mbledhjes se taksave eshte mjaft i veshtire per t’u pikasur se ku ushtrohet.

Per vendet e tjera ndoshta, po jo per Shqiperine. Kryeministri duket mjaft i sigurt per kete. “Me shpejtesi duhet te behen ndryshimet ligjore ku te perfshihen deklarimet e babysitter-ve. Nuk jam qe te rendohen, por duhet te jene te regjistruar. Ai qe mban nje punonjes ne shtepi, per t’u kujdesur per shtepine, duhet te paguaje sigurimet shoqerore, se edhe ata jane skllever”, ka pohuar Berisha.

Siguria e kryeministrit e ka pasuruar ne vijimesi arken e shtetit, duke llogaritur dhe nismen “Shqiperia nje euro”, por iniciativa e tij e fundit pritet t’i jape nje tjeter pasuri financiare qeverise, e cila ne keta muaj paraelektoral eshte angazhuar per te mbledhur cdo qindrake nga taksapaguesit.

Lypesit qe sot e tutje duhet te konsiderohen me fat. Per shkak te cilesive te profesionit te tyre, ata marrin cka u japin dhe nuk paguhen per veshtiresite e punes, ka gjase t’i shpetojne luftes ndaj punes ne te zeze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›