Kamerierja i ka fobi domatet, por pëlqen ‘ketchupin’
Kamerierja britanike Kayleigh Barker duhet ta ndërrojë profesionin pasi ka frikë nga domatet. Ajo ikë me vrap nëse ndonjë prej myshterinjve porosit sallatë.
“Nëse i shoh domatet në pjatë nuk i afrohem, as që mund t’i shikoj me sy”, thotë vajza 22 vjeçare nga Southamptoni, shkruan Metro.
“Një herë, një shoqe duke u mahitur mi ka mbushur gjepat me domate dhe ato u shtrydhën – kam qarë me lot. Një herë tjetër, shefi im më tha t’i mbyllja sytë. Ai më tha se ka një dhuratë për mua dhe ma lëshoi një domate në dorë. Dola vrap nga restoranti. Nuk munda të punoja më atë ditë”, rrëfen vajza.