Identifikimi i maturantëve me numra regjistrimi
23/03/2011 Provimet e maturës shtetërore 2011
Pas marrjes së të dhënave nëpërmjet formularëve A-1 dhe A-1Z Agjencia për Vlerësimin e Arritjeve të nxënësve do të hartojë tabelën përmbledhëse, ku do të listohen të gjithë kandidatët që do të përfshihen në provimet e maturës. Maturantët do të identifikohen në provimeve nëpërmjet kodeve sekrete, siç specifikohen ndryshe edhe numra regjistrimi. Secilit kandidat të regjistruar për dhënien e provimeve të maturës 2011, në mbyllje të vitit shkollor, më 24 maj, do t’u bëhet e ditur edhe numri i regjistrimit me të cilin do të identifikohen në provime. Po ashtu rregullorja saktëson se pas shpalljes së listës zyrtare të emrave nga AVA nxënësit që në fund të vitit mësimor do të rezultojnë mbetës në lëndë të caktuara nuk do të lejohen të futen në provime për rrjedhojë do të fshihen edhe nga lista e përcaktuar prej AVA-s. Këta kandidatë të duhet të presin deri vitin e ardhshëm për t’u përfshirë sërish në garë. Ministria e Arsimit tashmë ka bërë publike dhe detajimet përkatëse mbi programet për të gjitha lëndët. Ndërkohë lidhur me përmbajtjen e provimeve specifikohet se njësoj si vitin e shkuar teza përfundimtare e provimeve do të përmbajë pyetje të kombinuara ndërmjet atyre me alternativa dhe atyre me zhvillim. Vlerësimi me pikë për çdo pyetje do të bëhet në bazë të përgjigjes së dhënë, çka do të thotë se maturantët do të marrin pikë të plota nëse përgjigjja është dhënë ashtu siç vlerësohet në skemën e korrigjimit, dhe pikë të përgjysmuara, në rast se përgjigjja është pjesërisht e saktë. Për përgjigjet e dhëna gabim apo në rastet kur nuk është kthyer fare përgjigje nuk do të ketë ndëshkim, por pyetja do të vlerësohet me zero pikë.
Kohëzgjatja e detyruar për praktikën
Periudha kohore e praktikës profesionale është jo më pak se 9 muaj për
praktikantin mjek dhe stomatolog, jo më pak se 6 muaj (përfshi dhe
praktikën e programit të formimit të kryer në përfundim të studimeve të vitit të fundit) për praktikantin farmacist dhe jo më pak se 3 muaj për praktikantin infermier dhe profesionistë të tjerë të këtij rangu. Periudha e praktikës profesionale për profesionistin që ka mbi pesë vjet shkëputjeje nga ushtrimi i profesionit është jo më pak se 3 muaj.
Përjashtimi
Përjashtohet nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale kandidati që provon se për një periudhë të caktuar, në përputhje me kriteret specifike të profesionit që i përket, ka qenë i angazhuar në një veprimtari profesionale, brenda ose jashtë vendit, që i ka dhënë mundësi të përvetësojë një përvojë profesionale të mjaftueshme në fushën e këtij profesioni.
Kushtet e hyrjes në provimin e shtetit
Kandidati në përfundim të praktikës profesionale dorëzon të plotësuar pranë Urdhrit Profesional formularin e vlerësimit të praktikantit si dhe vërtetimin bashkëlidhur. Praktikanti pajiset me dëshminë e kryerjes së praktikës pas verifikimit dhe vlerësimit të formularit nga komisioni i ngritur për këtë qëllim. Ky dokument është i vlefshëm dhe i domosdoshëm për t’u regjistruar në provimin e shtetit.