E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameron Diaz ndahet nga i dashuri Paul Shulfor



E ka nxjerrë nga shtëpia në Los Anxheles, sepse nuk mund ta duronte më. Kameron Diaz duket se i ka thënë lamtumirë të dashurit Paul Shulfor. Pas periudhës romantike, mes tyre gjithçka ishte kthyer në rutinë dhe nuk mund të kalonin asnjë çast më tepër pranë njëri-tjetrit. “Paul nuk dëshiron të jetojë në Los Anxheles. Ai dëshiron të jetë pranë miqve të tij”,- është shprehur një mik i modelit, në edicionin anglez të revistës “Grazia”. Sipas tij, Kameron kishte menduar të transferohej në Angli, por më pas është penduar sepse nuk dëshiron të heqë dorë nga jeta në Shtetet e Bashkuara. Ditët e fundit, aktorja është parë në hotelin “Chateau Marmont” në Los Anxheles, çdo ditë e shoqëruar nga meshkuj të ndryshëm. “Të qeshurat e saj gjatë aperitivit, ishin aq të forta, sa dëgjoheshin deri në hyrjen e hotelit”,- është shprehur i njëjti burim anonim. Kur një mik e pyeti për Paulin, ajo shtrembëroi sytë dhe bëri një shenjë me dorë. Ishte shumë e qartë që nuk ishin më të dashur”. Edhe Shuflor ka bërë të njëjtën gjë. Ai ka shkuar me disa miq në Hollivud, me qëllimin e vetëm për t’u argëtuar. Shumë femra në lokal u përpoqën ta afronin, por modeli preferoi të qëndronte me shokët e tij. Kush po vuan më shumë për këtë ndarje?

7 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›