Bregu Edi Rama po pengon integrimin e vendit
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu gjatë një interviste në abc neës ka folur për zbatimin nga Shqipëria të 12 rekomandimeve të KE-së për integrimin në BE. Ajo ka akuzuar kreun e opozitës Edi Rama se po bllokon procesin e marrjes se statusit te vendit kandidat, ndërsa është shprehur se qeveria ka bere gjithcka për të përmbushur detyrimet. Sipas Bregut integrimi është një proces që kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve.
"Rama duhet të vijë në këtë kohë me një sens të moralit politik. Ai duhet të ishte në të njëjtën linjë me ëndrrat dhe aspiratat e shqiptarëve. Çfarë do t'u thotë Rama shqiptarëve për integrimin e vendit?"- deklaroi Bregu.
Ndërkohë ajo tha se mazhoranca ka zgjedhur rrugën dhe modelin evropian, ndërsa Rama nuk votoi për dy vjet me radhë ligjet me 3/5, duke bllokuar kështu marrjen e statusit. Bregu i cilësoi propozimet e Ramës per ndryshime ne Kodin penal si propozime që kërkojnë t'i vënë shkelmin Kushtetutës.
"Si ka mundësi që Rama dhe ekspertët e tij të bëjnë propozime të këtij tipi si dënimi kolektiv, që nuk i gjen në asnjë vend tjetër dhe që kërkojnë t'i vënë shkelmin kushtetutës së vendit"-u shpreh Bregu.
Sipas saj shqiptarët do të zgjedhin për kë do të votojnë në vitin 2013, ndërsa theksoi se qeveria do të plotësojë të gjitha detyrimet që janë në dorën e saj, por qeveria nuk mund të përmbushë detyrimet e opozitës.
"Rama ka vendosur me vendosmëri dhe këmbëngulje për hir të barrierave të tij psikologjikë të mos bashkëpunojë me mazhorancën . Ai njeherë lëshon dhe njëherë tërheq, por nuk do të na tërheqë edhe ne në lojën e tij- tha ministrja e integrimit. Rama nuk është serioz, një ditë thotë “po” një ditë “jo."- theksoi Bregu.
Përsa i takon një date për marrjen e statusit të vendit kandidat Bregu tha se mazhoranca asnjëherë nuk ka premtuar datë për statusin, por do pranojë çdo lloj vendimi që vjen nga Brukseli. Sipas saj, e rëndësishme është që të jemi dinjtiozë në plotësimin e reformave, pasi statusi ka nevojë për një performancë madhore të të gjitha palëve dhe është një hap drejt anëtarësimit në BE.
Gjithahstu ajo u shpreh se Shqipëria ka qenë lider në zbatimin e reformave dhe vlerësimet për to kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa tha se shpresonte që edhe opozita të jetë në të njëjtën linjë me mazhorancën dhe me 94% të qytetarëve shqiptarë që duan integrimin në Bashkimin Evropian.
Komisioni i Integrimit
Bregu sqaroi në Abc Neës edhe mospjesëmarrjen e saj në Komisionin e Integrimit.
“Nuk kisha një material në dorë për të cilin mund të shkoja dhe të diskutoja, ky material është dërguar vetëm sot me kërkesë të Mesila Dodës, opozita ka të drejtën e saj të kërkojë dhe të bëjë çështje dhe zhurmë atje ku nuk ka” –deklaroi ministrja e Integrimit
Ajo tha se plani i veprimit është një plan veprimi, i cili ka njohur një angazhim serioz të qeverisë dhe është përgjegjësi e komisionit të Integrimit për të dhënë kontributin e tyre për pikat më delikate për reformat, të cilat janë pjesë e 12 prioriteteve për të mbledhur kontribute dhe për të bashkuar një kontribut të përbashkët.
Përsa i takon punës së komisioneve për reformën zgjedhore dhe parlamentare Bregu tha se Rama reagon sa herë vendi përgatitet për të marrë statusin.