E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamerun: Të mbahen mend viktimat e Gadafit


Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha se kryeministri i Libisë, Mahmud Xhibril, ka konfirmuar se kolonel Gadafi ka vdekur.
Më tej ai theksoi se “sot është dita për t`i kujtuar të gjitha viktimat e kolonel Muamer Gadafit, nga ato që vdiqën në lidhje me fluturimin Pan Am mbi Lokerbi, te oficerja policore britanike, Ivone Fleçer, në një rrugë në Londër, të gjitha viktimat e terrorizmit të Armatës Republikane Irlandeze, që vdiqën për shkak të përdorimit të Semteksit të Libisë”.

Kryeministri Kamerun, ka theksuar gjithashtu se duhet të mbahen mend shumë libianë, “që vdiqën në duart e këtij diktatori brutal dhe regjimit të tij”.

Ai është shprehur se populli në Libi tani, pas këtij lajmi, “ka rast të madh për të ndërtuar një të ardhme të fuqishme demokratike”.
Pas konfirmimit për kapjen e Gadafit, televizioni i Libisë ka deklaruar edhe vdekjen e ish presidentit te dëbuar të Libisë. Sipas informacionve të para rezultonte se koloneli ishte plagosur rëndë në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
Më pas, është konfirmuar edhe vdekja e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›