E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSV '91, Koja zgjidhet kryetar i përkohshëm

Rizgjedhja e Kojës në këtë post erdhi pas dorëheqjes së parevokueshme të ish-kryetarit të kësaj partie, Petro Koçi, pasi PSV '91 nuk arriti të realizojë objektivat e saj në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. 

TIRANE-Kryesia e Partisë Socialiste të Vërtetë ( PSV '91) zgjodhi sot kryetar të përkohshëm të partisë, Gjergj Kojën, i cili do ta drejtojë partinë deri në kongresin e saj të ardhshëm. Rizgjedhja e Kojës në këtë post erdhi pas dorëheqjes së parevokueshme të ish-kryetarit të kësaj partie, Petro Koçi, pasi PSV '91 nuk arriti të realizojë objektivat e saj në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009.
"Do të marr të gjitha hapat e nevojshëm për riformatimin e kësaj partie, si dhe për të kontribuar në skenën politike shqiptare”- ka deklaruar Koja pas mbledhjes së kryesisë.

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›