Rock-politika dhe sindroma e Zhan D’Ark
Është e çuditshme, por e vërtetë me sa duket: në një mbledhje me besnikët e vet, Edi Rama në bisedë e sipër paska deklaruar se “dëgjoj zëra nga lart”, të cilat i thënkan se misioni i tij duhet të vazhdojë. Ka mundësi ta këtë provuar këtë taktikë kaq irracionale sa edhe poetike - të mbushur plot me simbole mesianike - për t’u mbushur mendjen crupies që e ndjekin në rock-politikën e tij. Kuptohet vetiu, se suazat dhe argumentet racionale që ai shfaq në publik, nuk i beson më njeri. Ndërsa i ka ngelur edhe një finokëri e fundit, tani po kërkon të rishpikë misterin e figurës së vet. Duhet thënë se ka një inteligjencë djallëzore, që nuk është e rafinuar, por natyrale - për të mos thënë primitive - për të krijuar diversione. E ka bërë më Tiranë me lumin e Lanës dhe me fasadat plot shigjeta që më pas të kishte carta bianca në ekuacionin “edhe punoj, edhe vjedh”.
Së fundmi Ai kërkon të bëjë një finte politike brenda rrethit vicioz duke krijuar një realitet teatral për të sublimuar foljen e besimit qorr në Prijës dhe jo të mendimit racional. Kërkon thjesht simbole profetike që të mbulojë humbjen elektorale. Mospasja e mendimeve e favorizon dëgjimin e zërave. Është loja që bëjnë shamanët eskimezë me tribunë e tyre. Edi ka ngatërruar popull. Këtu është Shqipëria dhe ai është gënjyer aq shumë, sepse tek ne nuk e ha njeri atë tek. Është po ashtu e çuditshme që I papranueshmi dëgjon vetëm vizionin e tij, se zërat kundra të çliruar nga njerëz me mish e gjak sakllam - shih Blushi, Malajn etj - nuk merren në konsideratë. Po mos ta njihnin mirë, ndokush do të thoshte se Edi Rama është një politikan që i ngjan një “lakuriqi nate” që dëgjon ultratingujt e natyrës qiellore. Duke mos pasur ide e mendime, e gjithë e mira i ka shkuar në zhvillimin e trupit dhe të një pjesë të veshëve, të cilët dëgjojnë më lart se 16 mijë decibel.
Mirëpo duke mos patur argumente të dorës së parë detyrohet të shpikë zëra serafinësh që i flasin se misioni duhet të vazhdojë. Nëse nuk i shpik domethënë se ky, pra I Papranueshmi, i dëgjon me të vërtetë zërat mesianike. Edhe tani që një i afërt i tij dëshmon se sa gallatë është bërë Ai në bisedë, Rama pritet të kalojë në paranojat e sabotimit. Shpikja e zërave ka një arsyetim të vetin nëse e ka përdoruar, edhe pse është banale e njëkohësisht demode, është një taktikë manipulimi që funksionon. Në qoftë se nuk i shpik, atëherë ka një problem politik e shoqëror që duhet hetuar e kuruar.
Problemi është i rëndë po të jetë një informacion i konfirmuar edhe nga kartela mjekësore. Por janë vetëm llafe që ka thënë midis miqsh. Duhet verifikuar. Ne nuk po kërkojmë të dimë se në çfarë vendi dhe kur i dëgjon zërat, por sa herë në ditë për shembull i ndodh ky perceptim. Përpara apo pas deklaratave për shtyp? Ky lajm na ka shokuar tej mase kur erdhi. Tani Edi Rama po qe një politikan serioz të dali ose të nxjerri alteregon e tij Shalësi e të na thotë si sufler që është, që nuk është e vërtetë e që Rama s’ka thënë një gjë të tillë, e kemi seriozisht do t’u besojmë.
Historia është plot me persona që kanë pasur halucinacione dëgjimore. Nuk do jetë as i pari dhe as i fundit. Edhe pse kjo dukuri ndijore ose perceptive zakonisht konsiderohet si një “simptomë” shumë studime kërkimore ka treguar sesi 4 për qind e popullsisë të përgjithshme vuan nga kjo sindromë . U ndodh atyre që e konsiderojnë vetëm të veçantë, specialë, të lindur më këmishë dhe Rama na ka treguar shumë herë së është një specie e veçantë. Ai thotë se nuk është politikan, nuk është artist, nuk është ekonomist por prapë se prapë ka shumë portofole drejtuese që i bën duke mos qenë profesionist. Sesi i bën është një hesap tjetër.
Mirëpo po na shqetëson fakti se ky tani dëgjuaka edhe zëra. Me sa dimë nga studimet psikiatrike kjo simptomë cilësohet si sindroma e Zhan D’Ark, një vajzë e virgjër franceze që në fushat e gjera me lule të Orleanit “dëgjonte zërat” për kryengritje kundra pushtuesve anglezë në luftë e një qind vjetëve. Fundi i heroinës franceze gjithmonë na ka habitur për egërsinë mesjetare që i mveshën asaj. Sot bota ka përparuar dhe nevojitet të dialogosh me zërat që kemi brenda. Nuk themi se Rama është një i sëmurë psikik, larg o zot, por duhet të njohin mirë me kapacitetin introspektiv poietik në mundësinë e njohjes të ndjesh “mendimin akoma të pa formuluar”. Psikiatrët oksidentalë padrejtësisht e ka kategorizuar “të dëgjosh zërat” në çrregullimet skizofrenike. Të shkosh te një psikiatër në 80 për qind të rasteve diagnostikohesh si skizofrenik (Romme e Escher 2001).Rama nuk është skizofrenik,
me sa dimë. Pastaj është të dimë nga se provokohen këto halucinacione: nga natyra, medianica, paranormale, mistike, patologjike apo e induktuar nga efekti i drogave të ndryshme.