Lonçareviç, nisja me e keqe nga pesë trajnerët e huaj të Tiranës
Askush nga katër teknikët e tjerë nuk e kishte filluar me rezultat negativ
Dash Frashëri
Trajneri kroat Ilija Lonçareviç bëri nisjen më të keqe të 24-herë kampionëve në dhjetë vitet e fundit, duke qenë njëherësh edhe trajneri i vetëm i huaj i Tiranës, që e ka nisur edicionin me humbje. Katër të tjerët, hungarezi Miklosh Temeshvari e ka nisur me fitore: 3-1 kundër Skënderbeut në Korçë (sezoni 2000-2001); boshnjaku Enver Haxhiabdiç po me fitore 2-0 kundër Apolonisë në Fier (sezoni 2002-2003); italiani Leonardo Menikini me fitore 2-1 kundër Vllaznisë në Shkodër (2005-2006) dhe boshnjako-kroati Bllaz Slishkoviç me barazimin 0-0 kundër Vllaznisë në Shkodër (2008-2009).
ZHGËNJIM I MADH
Tirana e nisi sezonin me një hap të madh fals në kryeqytet, duke dëshmuar pak nga imazhi i një kampionie në fuqi. Bardheblutë humbën 3-1 me Flamurtarin në “Qemal Stafa”, stadium ku kishin triumfuar një javë më parë në finalen e Superkupës pikërisht kundër Flamurtarit (1-0). “Pësuam dy gola të shpejtë për fajin e vendosjes keq të mbrojtjes (Alvizh në të 11’ dhe Rroshi në të 18’). Më pas erdhi momenti i penalltisë dhe ekipi mbeti me dhjetë futbollistë (Lila). Ekipi ka qenë në një ditë të keqe. Patëm disa probleme në formacion para ndeshjes, të cilat nuk mundëm t’i zgjidhnim. Mendoj se Flamurtari e meritoi denjësisht fitoren”, - tha për mediat trajneri i pestë i huaj i Tiranës dhe tekniku i dytë i huaj i Tiranës që fiton një trofe me rekordmenët e Shqipërisë, pas hungarezit Temeshvari, i cili fitoi po Superkupën e vitit 2000 (13 janar 2001).
KUNDËR “UJQËRVE”
Tirana do të luajë në javën e dytë kundër Skënderbeut, që nga ana e tij fitoi në javën e parë me Laçin 4-3, duke qenë njëherësh dhe skuadra që shënoi më shumë gola atë javë. Te skuadra korçare spikatën dy futbollistët kroatë, Guerrib (realizoi dy gola) e Rukavina (1 gol), të cilët i kanë dhënë një profil të qartë sulmues “ujqërve të dëborës”. Pikërisht ndaj këtyre, por dhe dy kroatëve të tjerë, portierit Tomasiç e mbrojtësit Djarmati, do t’i duhet të përballet trajneri Lonçareviç në një sfidë “kroate” trajner-lojtarë. Për Tiranën në ndeshjen kundër Flamurtarit nuk luajti qendërmbrojtësi Tefik Osmani (i dëmtuar), por ndaj Skënderbeut trajneri Lonçareviç do të ketë mungesën e detyruar të mbrojtësi të Kombëtares, Andi Lila, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj vlonjatëve. Tiranës mund t’i rikthehet sulmuesi Enco Malindi për ndeshjen kundër Skënderbeut, e në dispozicion të trajnerit janë të gatshëm edhe mbrojtësi Nevil Dede, si dhe dy mesfushorët Ervis Sina e Juljan Ahmataj.
Box me foto
Lonçareviç: “Ekipi ka qenë në një ditë të keqe. Patëm disa probleme në formacion para ndeshjes, të cilat nuk mundëm t’i zgjidhnim”
Java e parë e Tiranës
Dhjetë sezonet e fundit
Sezoni 2009-2010
Tirana-Flamurtari 1-3
Sezoni 2008-2009
Vllaznia-Tirana 0-0
Sezoni 2007-2008
Flamurtari-Tirana 1-0
Sezoni 2006-2007
Elbasani-Tirana 2-2
Sezoni 2005-2006
Vllaznia-Tirana 1-2
Sezoni 2004-2005
Tirana-Shkumbini 1-0
Sezoni 2003-2004
Lushnja-Tirana 0-6
Sezoni 2002-2003
Apolonia-Tirana 0-2
Sezoni 2001-2002
Luftëtari-Tirana 1-2
Sezoni 2000-2001
Skënderbeu-Tirana 1-3
Sërish Flamurtari
Statistikat ofrojnë një të dhënë interesante. Për herë të fundit bardheblutë e kishin edicionin me humbje po me Flamurtarin: në edicionin 2007-2008, Tirana, atëherë e drejtuar nga Sulejman Starova humbi 1-0 me pikërisht Flamurtarin, me një gol të realizuar nga Franc Veliu në minutën e 89-të. Pas vetëm tri ndeshjeve në drejtim të bardhebluve, Starova u shkarkua.
Firmos edhe Sina
Tirana vazhdon të godasë në merkato, edhe pse bëhet fjalë për rikthime lojtarësh në shtëpi. Pas nënshkrimit mbrojtësin me përvojë Nevil Dede dhe mesfushorin e majtë, Juljan Ahmataj, një tjetër lojtar me peshë firmosi për kampionët në fuqi. Fjala është për “pistonin” e majtë, Ervis Sina, që u ribashkohet bardhebluve pas një sezoni mungesë. Sina ishte pjesë e Dinamos sezonin e kaluar.
Kontrasti
Serbi Karishik e nis me fitore
Ndërsa trajneri kroat i Tiranës, Ilija Lonçareviç, vuajti minuta të tmerrshme në bankinë, duke “shijuar” humbjen ndaj Flamurtarit (1-3), dy orë më parë (të ditës së diel), në Fier, trajneri i Apolonisë, serbi Esad Karishik, ishte në “ekstazë” pas fitores së bujshme 2-0 kundër Teutës. Të gjithë e panë serbin – është në sezonin e tij të dytë me Apoloninë – të puthte si një baba i shembullor goleadorin e dyfishtë Erjon Hotin, shkodranin që i dha tri pikët e para një Apolonie shumë ambicioze në sezonin e ri.
“Hakmarrja”
Një vlonjat kundër vlonjatëve
Duket si histori “hakmarrje”, dhe në fakt edhe mund të konsiderohet kështu. Një vlonjat që ndëshkon në vazhdimësi skuadrën në të cilën është rritur e formuar si futbollist.
Sulmuesi vlonjat Arbër Abilaliaj ishte autori i golit të vetëm të Tiranës në humbjen kundër Flamurtarit. Për ish-futbollistin e Partizanit e Besës, ky ishte goli i dytë në dy takime zyrtare me Tiranën, duke marrë në konsideratë edhe golin e shënuar në finalen e Superkupës së Shqipërisë, pikërisht kundër Flamurtarit.
Si i kanë nisur edicionet
trajnerët e huaj të Tiranës
Miklosh Temeshvari
(Hungarez)
Sezoni 2000-2001,
Skënderbeu-Tirana 1-3
Trajneri hungarez Miklosh Temeshvari fitoi 3-1 me Skënderbeun në transfertë. “Profesori” dha dorëheqjen pas 21 javësh, pas një humbje të Tiranës me Tomorin (1-0). Gjithsesi, Temeshvari fitoi Superkupën e Shqipërisë, duke mundur Teutën 1-0.
Enver Haxhiabdiç
(Boshnjak)
Sezoni 2002-2003,
Apolona-Tirana 0-2
Boshnjaku i urtë, Enver Haxhiabdiç, e nisi me një fitore 2-0 në transfertë me Apoloninë e Fierit, por e shkarkuan pas humbjes 2-0 me Partizanin, më 22 nëntor 2002, kur kishte vetëm 9 javë në drejtimin e bardhebluve e kryesonte renditjen.
Leonardo Menikini
(Italian)
Sezoni 2005-2006,
Vllaznia-Tirana 1-2
Italiani Leonardo Menikini, një ish-ndihmës i Fabio Kapelos, fitoi në javën e parë me Vllazninë në Shkodër (1-2), por u shkarkua pikërisht pas barazimit 4-4 me Shkumbinin, në javën e 11-të të kampionatit, më 12 nëntor 2005.
Bllazh Slishkoviç
(Boshnjako-kroat)
Sezoni 2008-2009,
Vllaznia-Tirana 0-0
Në sezonin e kaluar, 2008-2009, trajneri boshnjako-kroat, Bllaz Slishkoviç, barazoi 0-0 me Vllazninë në Shkodër. “Diktarori” Slishko e la aventurën e tij në krye të bardhebluve pas javës së 14-të, pas barazimit 2-2 me Partizanin.
Ilija Lonçareviç
(Kroat)
Sezoni 2009-2010,
Tirana-Flamurtari 1-3
Trajneri kroat Ilija Lonçareviç bëri nisjen më të keqe nga të pestë trajnerët e huaj që kanë drejtuar 24-herë kampionët e Shqipërisë. “Mustaqja” humbi 3-1 me Flamurtarin në kryeqytet, kundër ekipit ndaj të cilit fitoi Superkupën.
Gramozi, debutim historik pa humbje
Gramozi e nisi aventurën e tij historike në Kategorinë Superiore, me një barazim me vlerë kundër Shkumbinit (0-0). Edhe pse djemtë e Ilir Qirjakos nuk mundën të shënonin golin e parë në Superligë, të gjithë në Ersekë e konsideruan një barazim dinjitoz të arritur në një ndeshje me shumë emocione. Trajneri Ilir Qirjako u shpreh entuziast për mediat pas debutimit të tij kompeticionin maksimal të futbollit shqiptar. “Ndeshjet e fillimi kanë ngarkesë emocionale. Loja kishte grinte dhe karakter. Kemi ende nevojë për kolaudim dhe organizim. Kampionati sapo ka filluar dhe është i gjatë, prandaj na mbetet të punojmë akoma më shumë”. Në gjirin e skuadrës kolonjare ka dy lojtarë kosovarë, Liridon Kukaj dhe Genci Hyseni, të cilët kanë qenë edhe ndër më të mirët në përballjen me peqinasit e drejtuar nga Gugash Magani. “Gramozi është vërtet ekip debutues, por ka luajtur jashtëzakonisht mirë, si një ekip që e njihte mirë Superligën”, - tha pas ndeshjes trajneri i Shkumbinit. Në javën e dytë, Gramozi do të luajë në Laç, ndaj një ekipi që e njeh shumë mirë, pasi të dy kanë ardhur nga Kategoria e Parë, ndërkohë që në javën e tretë do të presë në shtëpi, Tiranën, kampionen në fuqi.
25 Gusht 2009