Shkodër, bie nga skela, vdes 45 vjeçari
Një 45 vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga skela e një ndërtese 3 katëshe ku punonte si murator. 45 vjeçari babai i tre fëmijëve, mësohet të ketë humbur kontrollin çka i ka kushtuar dhe jetën.
SHKODËR- Një 45 vjeçar ka humbur jetën teksa ka rënë nga skela në një ndërtesë 3 katëshe ku dhe punonte në qytetin e Shkodrës. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme në afërsi të tregut të Zdralës, kur Bedrush Hoxha me profesion murator, nga Golemi i Shkodrës si rezultat i humbjes së kontrollit ka rënë nga skela në momentin që ka qenë duke riparuar dhe katin e tretë të ndërtesës.
45 vjeçari babai tre fëmijëve ndërroi jetë pak minuta pas ngjarjes teksa po transportohej drejt spitalit të Shkodrës. Policia në vendngjarje ka konstatuar se Hoxha ka pësuar vdekje aksidentale ndërsa ka shoqëruar dhe një person si dëshmitar kryesor, shok me 45 vjeçarin. (a.r/news24/balkanweb)