E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta viziton Luginën e Preshevës



Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Iliri Meta, në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Serbi sot pasdite do të qëndrojë në Luginë të Preshevës, rajoni ky i banuar me popullsi shqiptare.
Ilir Meta do të takohet me kryetarin e komunës, Ragmi Mustafa dhe me kryetarin e kuvendit komunal, Skënder Destani.

Sipas axhendës së zotit Meta sot do të organizohet edhe një drekë pune ku përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe të partive politike të Luginës do të diskutojnë për pozitën e shqiptarëve në këto troje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›